Stop- Lezhe, dhunohet nga i shoqi, por akuzohet per kallzim te rreme.(03.06.2019) – Stop
KLIPET

Stop- Lezhe, dhunohet nga i shoqi, por akuzohet per kallzim te rreme.(03.06.2019)


Viola Dodaj, nga Lezha, tregon, se ka qenë e martuar prej 8 vitesh me Andrea Dodajn, martesë nga e cila kanë ardhur në jetë dy vajza dhe një djalë. Ajo shprehet,se ka qenë viktimë e dhunës,pasi i shoqi nuk punonte e luante bixhoz. Në vitin 2015 ka bërë një denoncim, që e tërhoqi për hir të fëmijëve.Por në tetor 2018, bëri një tjetër denoncim, pas të cilit u pajis me urdhër mbrojtjeje për 12 muaj. Edhe pse me urdhër mbrojtjeje, Viola vijoi të pësonte dhunë sistematike. Situata arriti në pikën, që ajo u akuzua për kallzim të rremë, pasi ish-bashkëshorti figuronte jashtë vendit nga sistemi TIMS.Mjeku, që ka përgatitur raportin provon dhunën, që është ushtruar ndaj Viola Dodajt.Në prorkurorinë e Lezhës, OPGJ Selami Kalaj, thotë, se rasti i saj do të shihet edhe njëherë më gjakftohtësi nga prokurori. E deri atëherë, Viola nuk ka, pse të shqetësohet…?!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *