Stop – Lac/I shembin lokalin me dokumentacion te rregullt e nuk i japin shpjegime! (1 Korrik 2020)

Problematika e rradhës na con në Lac, për lokalin e shtetasit Vid Prenga, i cili thotë, se disponon të gjitha dokumentet për lokalin. Për zonën, ku ndodhet objekti i tij, është menduar të zhvillohet projekti për përballimin e pasojave të tërmetit. Fillimisht Vidit i është thënë, se lokali i tij nuk përfshihet në projekt. Por gjërat ndryshuan. Vid Prenga tregon, se prej vitit 2005 e ka lokalin afër komisariatit të policisë së Kurbinit. Kryetarja e Bashkisë i ka thënë, se nuk ka nevojë për dokumentacionin e tij, pasi lokali nuk do të shembet, në qoftë se nuk shembet godina e policisë. Por pas disa kohësh i shkon Enti i Banesave, për t’i dorëzuar letrën e emrave, që përfshiheshin në projekt, ku të gjithë emrat ishin me kompjuter, ndërsa emri i Vidit me shkrim dore. Në këto kushte shkoi sërish në Bashki dhe Kryetarja i tha, se nuk do të lejojë kafe afër Bashkisë. Vidi firmosi kontratën e shkëmbimit, por aty nuk përfshihej as bonus, as asistencë, ndërkohë që problemi i vërtetë është se iu tha, se lokali do të shembej për parkim për policinë. Edhe pse i thanë, se nuk do të ketë kafe afër bashkisë, një tjetër lokal ndodhet më afër se i Vidit me policinë dhe bashkinë.Nënkryetarja e bashkisë, Iris Menga, thotë, se ky institucion nuk e ka projektin, por vetëm planin e detyrueshëm vendor, ndërsa projekti vjen nga Turqia. Po kështu Enti Kombtar i Banesave na kthen përgjigje, se nuk jep detaje për projektin,por qytetari do marrë atë, për të cilën ka firmosur.

Të Fundit