Stop-Kushtet ne konviktin e inxhinjerise, shume llafe pak pune!(11.12.2018)

Pak ditë më parë, kur protesta e studentëve kishte nisur, ministrja e arsimit Lindita Nikolla,inspektoi punën në konvikte, duke folur për kushtet e mira atje. Por 3 studente të rezidencës numër 2 te inxhinieria e ndërtimit, janë ankuar në “Stop” për konviktet.Ato tregojnë, se kanë paguar 650 mijë lekë të vjetra në vit, por nuk kanë ku gatuajnë dhe rrobat duhet t’i lajnë me pagesë.Sipas tyre, edhe kaldajat nuk ndizen dhe ato janë të detyruara të mbajnë rezistenca fshehur.Drejtori i marrëdhënieve me median Marjon Gorica thotë, se godinat kanë kosto mirëmbajtjeje, por nuk pranon verifikimin e kushteve me kamera.

Të Fundit