Stop – Korcë/ Vrasja e te riut, prokurorja nuk merr pamjet e kamerave te sigurise! (09 janar 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Korcë/ Vrasja e te riut, prokurorja nuk merr pamjet e kamerave te sigurise! (09 janar 2020)

“Stop” është ndalur në investigimin e vrasjes së të riut nga nga Korca, Marsel Osmani. Nëna e Marselit tregon, se u njoftua nga vëllai i saj në 29 gusht të 2016-ës, rreth orës 03.30. Ajo tregon, se në vrasjen e djalit të saj morën pjesë 4 persona: Olsi Zyberi, Llazar Dine, Angel Vilcani dhe Genci Zyberi. Por në pranga janë vënë vetëm dy prej tyre: pronari i lokalit tallava, ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe bodigardi i tij Llazar Dine. Angel Vilcani dhe Genci Zyberi janë lënë të lirë. Mekanizmi, që ka përdorur prokurorja Oli Visi, për hetimin e ngjarjes, është sekuestrimi i kamerave të sigurisë vetëm nga një kënd i lokalit, ku nuk dallohen Vilcani dhe Genci Zyberi. Edhe pse organi i hetimit nuk mori në konsideratë pamjet e tjera nga lokali i përplasjes,”Stop” i sjell ato, duke provuar shkeljet nga ana e prokurores Visi.Nga ana tjetër, një një intervistë nga burgu, pronari i lokalit tallava, Olsi Zyberi, pohon, se Marsel Osmani është goditur me levë në kokë nga Angel Vilcani dhe me dru nga Llazar Dine.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *