Stop- Konflikt ne familje, 11 muaj pa energji elektrike, “Stop” zgjidh problemin!(11.01.2019) – Stop
KLIPET

Stop- Konflikt ne familje, 11 muaj pa energji elektrike, “Stop” zgjidh problemin!(11.01.2019)

Qytetari Adem Gremi, banor i njësisë numër 3, në zonën e Xhamllikut,thotë, se ka 11 muaj pa energji elektrike.Ai tregon, se e ëma dhe e motra duan ta ndajnë nga gruaja dhe motra i ka prerë dritat.Banesa, trashëgim nga babai, strehon Ademin me gruan dhe vajzën, si edhe nënën e tij dhe motrën invalide. Ata furnizohen nga i njejti matës dhe kanë probleme me ndarjen e pagesës.Ademi dhe e ëma, Zoja japin versione të ndryshme për pagesat, ndaj zgjidhja e vetme është të kenë sahatë matës më vete.Ardian Kola, drejtori për median pranë OSHEE-së, shpjegon, se zgjidhja e vetme është, që të gjithë trashëgimtarët me anë të një deklarate noteriale, të miratojnë vendosjen e matësit të ri për Ademin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *