Stop-Kavaje/ 46-vjeçari me probleme mendore dhe i vetëm, askush nuk kujdeset për të! (18.01.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Kavaje/ 46-vjeçari me probleme mendore dhe i vetëm, askush nuk kujdeset për të! (18.01.2019)

Naim Stërniqi, një qytetar nga Kavaja, i është drejtuar emisionit “Stop” për të kërkuar ndihmë për kushëririn e tij, Arben Haxhiaj, 48 vjec, invalid i grupit të dytë, me probleme mendore e që jeton me paratë e kempit. Por prej 3 muajsh Arbeni ka mbetur i vetëm, pasi i ka vdekur edhe e ëma e për të nuk ka kush kujdeset.Të afërmit kërkojnë ta sistemojnë në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, e në këtë mënyrë të mund ta vizitojnë.Gazetarja e “Stop” i drejtohet shërbimit social në bashkinë e Kavajës dhe përgjegjësja Arta Arkaxhiu, thotë, se e vetmja mundësi sistemi janë disa qendra në Shkodër apo Tiranë, të papërshtatshme për Arbenin. Në bazë të ligjit, në qendrat rezidenciale për persona me aftësi të kufizuara pranohen deri në 21 vjec, ndërsa në Shtëpitë e të moshuarve merren duke nisur nga mosha 60 vjec. Për të tjerët askush nuk ka menduar.Deputeti Dashamir Shehi dhe psikologia Aurela Agalliu japin opinionet e tyre për këtë problem.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *