Stop-Karantina uli shpenzimet e lokaleve dhe nje lapsus i Monika Kryemadhit! (22 shtator 2020)

Gjatë 3-mujorit të karantinës, nga marsi e deri në maj shqiptarët shpenzuan 54 milionë euro më pak në bare e restorante. Sipas të dhënave të Instat cdo tremujor, shqiptarët shpenzojnë në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro. Ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak. Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, krahasuar me 115 bare për çdo 100 mijë banorë në Bashkimin Europian.Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një status të sajin në facebook ka shkruar gabim fjalën Shqipëria.Në orën 15.00 kryetari i opozitës priti në selinë e PD-së aleatët e tij, për të diskutuar cështjet e infrastrukturës zgjedhore.Corona virusi ka hyrë edhe në Spak, duke infektuar të paktën një prokuror dhe një gjyqtar të kësaj strukture.

Të Fundit