Stop – Kamez, femija me probleme autizmi 2 ore në shkollë, ZA:S’kemi mesues! (15 shkurt 2019)

Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të probemeve me djalin e tij 7 vjecar, Alois, me crregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin tetor, cdo gjë shkonte mirë.Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, pasi nuk ecën dot me hapin e fëmijëve të tjerë.I ati kërkon, që djali i tij të ndihmohet, të përparojë në shkollë e marrëdhëniet sociale.Drejtori i shkollës, Besnik daci, thotë, se djali i vogël është vlerësuar nga komisioni multidisiplinar i ZA Kamëz dhe problem mbetet mungesa e infrastrukturës e mësuesve ndihmës.NË ZA-në e Kamzës, drejtori i burimeve njerëzore, Sulejman Keta, shpjegon, se kjo ZA ka nevojë për 73 mësues ndihmës, por aktualisht ka vetëm 12.Sipas tij, po punohet me Ministrinë e Arsimit, që të rritet numri i mësuesve ndihmës. Gerta Hoxha, mamaja e 11 vjecarit Anzholin Nezha, kërkon një mësuese ndihmëse për djalin e saj, i cili vuan nga hiperaktiviteti dhe cregullimi i sjelljes.Djali është në klasën e 5-të të shkollës “Androkli Kostallari “ dhe ka edhe crregullime gjinore.Një komision nga DAR Tirana mbërrin në shkollë për rastin e 11 vjecarit dhe konkludon se një mësues ndihmës do të vihet për të në orën e matematikës.Psikologia, Aurela Agalliu,shprehet për nevojën e mësuesve ndihmës për fëmijët me probleme e aftësi të vecanta, ndaj në këtë drejtim, duhet investuar më shumë

Të Fundit