Stop – Hitparade i absurdit shqiptar! (13 shtator 2019) – Stop
HI.. HI... HI..-PARADE, KLIPET

Stop – Hitparade i absurdit shqiptar! (13 shtator 2019)

Aku nuk pati sot asnjë reagim , lidhur me investigimin e “Stop” për përzierjen e vajit të ullirit. Madje përfaqësues të këtij institucioni thanë, se duhet t’u japim të dhëna të sakta, në mënyrë që të vlerësohet marrja e masave.Shumë episode absurde vijnë në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.Cmimet e librave shkollorë janë të rritur e të mbivendosur.Të tjerë tekste shkollorë janë të plotësuar e të ngjyrosur, duke e bërë të pamundur përdorimin e tyre nga nxënësit pasardhës.Në Karaburun gjuhen dateri. Qendra e Shkodrës është mbipopulluar me plehra, qen e kuaj. Një sherr në zyrat e gjendjes civile Sarandë ka degjeneruar në përplasje fizike.Uji i pijshëm në Ersekë del në ngjyrë kafe nga rubineti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *