Stop-Helix origjinal/Produkt fals ne Shqiperi, flet menaxheri i kompanise spanjolle -17 Shtator 2020 – Stop
Të Gjitha

Stop-Helix origjinal/Produkt fals ne Shqiperi, flet menaxheri i kompanise spanjolle -17 Shtator 2020

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë ardhur disa denoncime për një produkt medicinal komercial për kockat dhe artritin, që quhet Helix Origjinal. Ky produkt shitet në disa vende në Shqiperi dhe në Tiranë dyqani ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”.Në bëmë dy blerje në këtë dyqan dhe të dy produktet mbajnë të njejtin emër “Helix Origjinal”. Por produktet janë të ndryshëm dhe duket, se njëri është i falsifikuar. Ne iu drejtuam kompanisë në Spanjë, që prodhon këtë produkt dhe i treguam për dy produktet e blera në Tiranë. Menaxheri i shitjeve shpjegoi, se cili nga produktet e blera është fals. Menaxheri thotë, se kompania nuk ka distributor në Shqipëri. Po kush është subjekti, që e tregton Helix? Duke iu referuar numrit të Niptit në faturën e blerjes Stop verifikoi zëvendësimin e administratorëve cdo muaj për këtë subjekt me emrin ED Shop, gjë që shton dyshimet mbi këtë biznes kontrabandë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *