Stop – Gramsh/ Del nga sanatoriumi, mjeku i familjes nuk i jep xarelto me rimbursim! (11 mars 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Gramsh/ Del nga sanatoriumi, mjeku i familjes nuk i jep xarelto me rimbursim! (11 mars 2020)

Ndalemi në Gramsh në shtëpinë e zonjës Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,për trombozë në mushkëri, i është dhënë ilaci xarelto , që nuk e merr dot me rimbursim.Pas kthimit në qytetin e saj, mjeku i familjes i thotë, që nuk i jep dot xarelto, pasi me protokoll duhet të provojë njëherë ilace të tjera.Hazbia tregon, se deri tani ilacin e ka marrë me lekë borxh, pasi pensioni nuk i del për ta blerë, kur një kuti kushton 80 mijë lekë. Mjeku i familjes Lavdërim Shuli nuk jep asnjë shpjegim për procedurën, por le zyrën, duke thënë, se është me leje. Ndërsa drejtoresha e qendrës, Ermira Kastrioti, thotë, se dhënia e medikamentit kufizohet nga libri i barnave, që vjen nga Ministria e shëndetësise. Pra, zonja duhet të bëjë dy terapi të tjera, dhe në qoftë se ato dështojnë, të mjekohet me Xarelto. Por nga ana tjetër Kastrioti thotë, se për rastin e 82 vjecares, do të gjendet një zgjidhje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *