Stop – Gorishove-Fier/ Drejtori i shkolles ndryshon pasaportizim e merr pagese transporti. (13 dhjetor 2019)

Jemi ndalur në fshatin Gorishovë, njësia Cakran, Fier. Sipas informacioneve tona, drejtori i shkollës 9 vjecare “Feride Begaj”, Shkëlqim Demishaj, përfiton pagesën e transportit, edhe pse jeton në fshat dhe një gjë e tillë, nuk i takon. Shkëlqimi ka ndryshuar pasaportizimin, në vitin 2010 drejt rajonit nr. 4 në Fier dhe është kjo manovra për të përfituar tarifën e transportit.Në shkollë mësuesi dezhurn kërkon autorizim dhe nuk tregon, se ku ndodhet drejtori.Kur ky i fundit shfaqet, ai pranon, se është mësues në këtë shkollë prej 25 vjetësh dhe banor i fshatit prej 60 vjetësh. Por i ndjekur nga kamera e “Stop” ai merr furgonin e transportit të arsimtarëve dhe zbret në Fier.Shkëlqimi ngatërron adresën dhe nuk shkon në vendbanimin, që ka në pasaportizim, por në një shtëpi, që rezulton e djalit të tij.

Të Fundit