Stop – Gjirokaster,aksidenti ne pune, administratori vendos mosberjen e autopsise! (26 mars 2019)

Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në “Stop”vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci.Ngjarja ndodhi në shtator 2017 në lagjen “zinxhira”, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti.Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkon që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyron prindërit e tij, të firmosin në fletë të bardhë, ku më pas shkruan, se nuk kanë asnjë pretendim për aksidentin.Veronika Muka tregon, se iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Cocoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë.

Të Fundit