Stop- Gjirokastër, specialisti i marrëdhënieve publike me diplomë false!(18.12.2018)

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim, sipas të cilit, punonjësi i bashkisë së Gjirokastrës, Rigels Malile, ka diplomë të falsifikuar në degën e gazetarisë në fakultetin filologjik të Tiranës. Drejtoresha e burimeve njerëzore në këtë bashki, Anduela Cacka, thotë, se Malile është i punësuar pranë Agjensisë së Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë dhe Sportit, në pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me publikun.Në Agjensinë në fjalë nuk japin shpjegime, por emisioni “Stop” ka siguruar motivin e largimit të Rigels Maliles nga puna paraardhëse, për shkak të diplomës false.

Të Fundit