Stop-Fushe-Kruje/Pallati gjysem i banueshem, banoret kerkojne bonus qiraje! (26 Qershor 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop-Fushe-Kruje/Pallati gjysem i banueshem, banoret kerkojne bonus qiraje! (26 Qershor 2020)

Jemi ndalur në Fushë-Krujë, pasi banorët e pallatit nr. 12 në këtë qytet, kanë një problem me akt-ekspertizën e thelluar për pallatin e tyre.Ata tregojnë, se tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar disi edhe pallatin e tyre. Ekspertët grekë në fillim e nxorrën pallatin gjysmë të banueshëm dhe gjysmë të pabanueshëm për riparim. Banorët, që kanë jetuar në pjesën e banueshme, nuk kanë marrë bonus qiraje, pasi u është thënë, se apartamentet e tyre janë të banueshme. Ndërsa banorët, që jetojnë tek pjesa e dëmtuar, kanë marrë bonus qiraje. Në datën 9 qershor pallatit i vihet shiriti për shembje. Banorët kanë kërkuar akt-ekspertizën e thelluar, por nuk e kanë marrë dhe nuk e dinë, se cfarë do të bëhet me pallatin e tyre. Për këtë dokumentacion, gazetarja jonë iu drejtua Bashkisë Fushë-Krujë, ku administratori Xhemali Xhixha thotë, se akt ekspertiza e thelluar e ka nxjerrë për shembje pallatin në fjalë, pasi nuk mund të shembet gjysma dhe gjysma të qëndrojë. Ai pretendon, se banorët kanë përfituar të gjithë bonus qiraje, përvec 7 personave, që nuk kanë aplikuar. Por këta të fundit thonë, se nuk u është pranuar dokumentacioni.Megjithatë afati për bonus qiraje ka kaluar, Xhixha deklaron, se ata, nuk kanë përfituar, mund të shkojnë të aplikojnë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *