Stop-Fitojnë gjyqin me bashkinë Kamëz, paratë do t’i marrin me buxhetin e vitit 2019! (21.12.2018)

Donika Buci dhe Flora Ngodheli kanë punuar në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në bashkinë e Tiranës dhe pas shumë vitesh janë hequr nga puna. Të dyja i janë drejtuar gjykatës dhe kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit, Donika me 15 paga dhe Flora me 13 paga.Por problemi është, se nuk po arrijnë të marrin dot paratë e veta.Përmbaruesi Gazmor Guri thotë, se pagesa e zonjave do të planifikohet në buxhetin e vitit 2019 dhe përmbarimi nuk mund të bllokojë llogarinë e pagave apo të energjisë në bashki.Drejtori për mediat në bashki, Artan Dervishi premton dhënien e parave për Donikën dhe Florën në vitin e ardhshëm.

Të Fundit