Stop – Fier/ Fiton ne “mesues per Shqiperine”, por punesohen te tjeret! (12 korrik 2019)

Denoncimi i rradhës vjen nga Fieri dhe lidhet me portalin “Mësues për Shqipërinë”.Denoncuesja tregon, se është renditur ndër 10 të parat në protalin e fundit të zhvilluar në 2018-ën, por nuk ka mundur të punësohet si edukatore në qarkun e Fierit. Ajo ka zbuluar, se persona të renditur poshtë saj në portal, tashmë janë punësuar. Në Qendrën ekonomike të arsimit, që është në varësi të bashkisë, e pohojnë punësimin e zonjave Antoneta Goxhaj dhe Marjana Thomaj, të renditura në vendin e 7-të dhe 15-të në portal.”Stop” u interesua edhe në bashkinë e Fierit edhe në DAR Fier, por përgjigja e bashkisë nuk kishte asnjë shpjegim për këtë situatë.

 

Të Fundit