Stop – Femijet me nevoja te vecanta ne rruge, qendra e tyre per te permbyturit! (01 tetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Femijet me nevoja te vecanta ne rruge, qendra e tyre per te permbyturit! (01 tetor 2019)

Lauresha Tola, nënë e një djali,që vuan nga sindroma doën, solli shqetesimin e saj ne stop. Pas përmbytjeve dhe tërmetit, qendra publike “Të qëndrojmë së   bashku “ është vënë në dispocion të familjeve të prekura nga këto fenomene  dhe fëmijët, që frekuentonin këtë qendër, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kjo situatë, sipas Laureshës, është e përsëritur.Ajo tregon, se duhet të punojë, por në të tilla kushte, e ka të pamundur, pasi nuk ka se ku ta lerë djalin.Përgjegjësja e qendrës, shprehet, se ka patur urdhër për shndërrimin e qendrës në vend pritjeje për të prekurit nga tërmeti e përmbytjet, por nuk pranon të thotë, se ka i ardhur ky urdhër.Pas interesimit të “Stop” na u tha, se qendra më në fund do t’i rikthehet funksionit të saj parësor, për fëmijët me nevoja të vecanta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *