STOP-Emisioni i plotë(3 Nëntor 2021)

Ish-kryeministri Berisha ishte dje pasdite në Kamëz, ku mbajti foltoren e rradhës për ringritjen e PD-së.Gjatë fjalës së tij, Berisha tha, se forumet e PD-së nën drejtimin e Lulzim Bashës, janë bërë “shto ujë e shto miell”.

Në 10 mars 2021 u transmetua lajmi, se 26 vjecari nga Kolonja, Orgest Merko, u arrestua, pasi “përdhunonte dhe drogonte të miturit”.Sot në “Stop” flet nëna e Orgestit, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.Zonja tregon, se ka një shtëpi në fshatin Rajan të Kolonjës, ku djali qëndroi 9 ditë me një vazjë me të cilën kishte marrëdhënie dashurie.Por vëllai i vajzës, që kishte konflikt me djalin e saj,bën një denoncim për humbjen e së motrës.Pas kthimit në shtëpi dhe pas denoncimit nga ana e vëllait, në datën 1 mars, vajza jep një deklaratë, ku shprehet, se kishte qenë në shtëpinë e të dashurit.Ndërsa dy ditë më pas vajza e akuzon të dashurin për përdhunim dhe drogim.Zonja thotë, se vajzës i është bërë presion nga Opgj Astrit Rrapce.

Lidhur me akuzën ndaj 26 vjecarit Orgest Merko, ka qenë edhe deklarata e nënës së vajzës, që ka bërë, që i riu të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.Ndërkohë më vonë nëna e vajzës jep një deklaratë noteriale, ku pranon, se fëmijët duhen dhe do të fejohen. Për sa i përket akuzës së drogimit, analiza toksikologjike ligjore, e ka nxjerrë vajzën të pastër nga lëndet narkotike si Heroinë apo Cannabis Sativa. Në një audioregjistrim vajza thotë, se ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e djalit.Ajo shprehet, se deklaratat i ka firmosur pa e ditur se cfarë përmbanin dhe nën presion. Faktin, që nuk ka patur as dhunë e as drogë, por raport të vullnetshëm, e pranojnë të dy prindërit e vajzës.

Të Fundit