STOP-Emisioni i plotë( 9 Nëntor 2021)

Në seancën e djeshme parlamentare kryeministri Rama iu drejtua opozitës, duke thënë, se PD është bërë si shpend me dy koka, por jo shqiponjë. Rama tha, se nuk e di, sesi do të jetë PD-ja pas kësaj kacafytjeje.”Stop” paralelizon sherrin në PD, me kacafytjen me videon e kacafytjes së dy maceve dhe me pjesë nga filmi “Ballë për ballë”.

Në 20 janar 2021 një sasi prej 103 kg lëndë narkotike cannabis sativa është transportuar nga fshati Dukaj dhe Mamaj Tepelenë, ngarkesë, që sipas informacioneve, do të shitej në Vlorë.Të nesërmen, në një operacion policor të koduar Vasjari, u arrit të sekuestrohej në Memaliaj sasia e lëndës narkotike., e fshehur në një godinë të braktisur, në vendin e quajtur Mogila, ku po paketohej dhe po bëhej gati, për të shkuar në Vlorë. 6 persona përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.Stop ka siguruar përgjimin ambiental, që policia e Gjirokastrës u ka bërë 4 personave në momentin, kur ata kanë qenë të arrestuar në paraburgimin e komisariatit të Gjirokastrës. Në bisedë del, se grupi kërkon marrjen përsipër të veprës penale nga një person, në mënyrë që të mos akuzohej i gjithë grupi.Leonidha Kociaj nje prej te arrestuarve, me rolin e ndërmjetësit, u dënua me 7 vite burg dhe me gjykimin e shkurtuar mori 4 vite e 8 muaj burg .Nga burime zyrtare Stop ka mësuar, se Leonidha Kociaj kërkoi 2 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpie. Dy kërkesat e para u refuzuan, por treta jo, pasi sipas pretendimeve, janë paguar 20 mijë euro në adresë të prokurorit Emëror Kasaj. Më pas nga 6 të arrestuar, u dënuan vetëm 4, ndërsa dy të tjerët në mënyrë të pashpjegueshme u lanë të lirë.

Problematika e rradhës është ajo e zotit Jetnor Malaj, për një kontratë porosie të bërë për dy dyqane. Jetnori tregon, se në vitin 2017 ka lidhur një kontratë porosie me firmën Derveni, për dy dyqane, pasi kjo firmë, i kishte lekë borxh. Në kontratë thuhet, se dyqanet bëhen të Jetnorit, në momentin, që zhbllokohen nga cdo detyrim bankar. Një dyqan del në ankand dhe Jetnori e blen, ndërsa tjetri akoma. Ndërkohë ai taksohet për të dy dyqanet, që nga momenti i kontratës së porosisë. Ne u interesuam pranë Drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore dhe na u tha, se kishin përgjigje nga banka, që dyqani që Jetnori nuk kishte blerë, nuk identifikohej në bankë. Nga Derveni thuhet, se dyqani i pablerë i përket Jetnorit. Megjithatë pas verifikimeve të kryera Jetnori lirohet nga taksat për dyqanin, që nuk ka blerë, ndërsa për atë, që bleu, do të taksohet nga periudha që e ka blerë në ankand dhe jo nga momenti i kontratë-porosisë.

Të Fundit