Stop -EMISIONI 97 (SEZONI 5) 14 janar 2020-Shkolla private “Ekonomisti” s’i jep diplomen e mban peng te riun me probleme. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 97 (SEZONI 5) 14 janar 2020-Shkolla private “Ekonomisti” s’i jep diplomen e mban peng te riun me probleme.

Denoncimi i radhës ka ardhur për Shkollën Jopublike “Ekonomisti”.Aida Lubonja tregon, se ka një djalë 19 vjec, me probleme autizmi dhe e regjistroi në klasën e 10-të në shkollën Jopublike “Ekonomisti”. Më pas donte ta transferonte pranë shtëpisë dhe kërkoi për këtë diplomën e djalit. Pas shumë sorollatjeve, i japin një diplomë me disa mangësi, që nga mbiemri i djalit dhe pa pa firmën e drejtoreshës. Në shkollën pritëse i thanë të merrte një diplomë të dytë, por edhe e dyta pa datë dhe pa atësi.E njëjta gjë edhe herën e tretë. Shkelja më e madhe ishte një vërtetim fals nga shtatori deri më 13 nëntor, sikur djali ishte paraqitur në shkollë.Vetë 19 vjecari Richard Zvonicek kërkon të shkojë në shkollë e të arsimohet si bashkëmoshatarët. Për këtë problematikë,vumë në dijeni DAR-in, Tiranë dhe specialistja Aida Hajdari,i kërkoi zyrtarisht shkollës, që t’i dorëzojë zonjës diplomën e saktë. Pas këtij momenti, për shkollën jo publike “Ekonomisti” u ngrit një grup inspektimi, që po verifikon situatën për shkeljet e raportuara.

Një ditë më parë kryeministri Rama përuroi spitalin e ri të kirurgjisë, për të cilin tha, se sot do t’i vinte një varg hudhrash për ta mbrojtjur nga syri.Por Rama nuk e ka mbajtur fjalën, ndaj emisioni “Stop” bleu një treg hudhra Surreli dhe i coi në derën e spitalit. Rojet nxituan t’i heqin hudhrat, edhe pse gazetarja këmbënguli, se janë porosi e kryeministrit.

Familja Cekrezi në Elbasan ka djalin e dytë me probleme autizmi, të diagnostikuar që në moshën 3 vjecare. Ai është sot 27 vjec, por nuk ka marrë pagesën e paaftësisë për dhjetorin dhe gjysmën e nëntorit.I drejtohemi Drejtorisë së Kujdesit social në bashkinë e Elbasanit dhe drejtori Shefki Lika, thotë, se nuk ka patur fonde dhe pritet celja e tyre. Pas një jave familja mori të gjitha pagesat e prapambetura dhe falenderoi emisionin “Stop”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *