Stop-EMISIONI 96 (SEZONI 4) 11 janar 2019 Konflikti brenda familjes i le 11 muaj pa energji, Stop zgjidh problemin!

Stop – Konflikti brenda familjes i le 11 muaj pa energji, Stop zgjidh problemin! (11 janar 2019)

Qytetari Adem Gremi, banor i njësisë numër 3, në zonën e Xhamllikut,thotë, se ka 11 muaj pa energji elektrike.Ai tregon, se e ëma dhe e motra duan ta ndajnë nga gruaja dhe motra i ka prerë dritat.Banesa, trashëgim nga babai, strehon Ademin me gruan dhe vajzën, si edhe nënën e tij dhe motrën invalide. Ata furnizohen nga i njejti matës dhe kanë probleme me ndarjen e pagesës.Ademi dhe e ëma, Zoja japin versione të ndryshme për pagesat, ndaj zgjidhja e vetme është të kenë sahatë matës më vete.Ardian Kola, drejtori për median pranë OSHEE-së, shpjegon, se zgjidhja e vetme është, që të gjithë trashëgimtarët me anë të një deklarate noteriale, të miratojnë vendosjen e matësit të ri për Ademin.

Stop – Dyluftim Rama-Meta dhe nje komision hetimor ne horizont! (11 janar 2019)

Mes presidentit të republikës dhe kryeministrit të vendit u ashpërsuan sot tonet, pas refuzimit të kandidaturës për ministër të jashtëm Gent Cakaj. Pas disa replikave në rrjetet sociale, kreu i shtetit iu drejtua parlamentit me një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për aktivitetin e DSIK,institucion që e pajisi Cakajn me certifikatë sigurie brenda ditës, kur ky i fundit kishte punuar pa një të tillë për 7 muaj.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, lidhur me ndryshimet në qeveri dhe nuk mungojnë përgjigjet me humor e ironi, për emrat e rinj.”Zëri i Amerikës” i është përgjigjur autoriteteve shqiptare, duke shkruar se i mbetet qëndrimit, se zyrtarët shqiptarë favorizuan kompaninë DH Albania, në tednerin e Unazës së Re.

Stop – Solidaritet per familjet ne nevoje permes emisionit “Stop”! (11 janar 2019)

Për festat e fundvitit shumë kompani u ofruan të ndihmojnë familjet në nevojë përmes emisionit “Stop”. Edhe në këtë fillimviti kjo traditë vazhdon.Ndihma kanë ofruar restoranti Fishland si dhe kompania Biotrade Albania.Familjet përfituese kanë falenderuar redaksinë e emisionit dhe kompanitë, që shprehën solidaritetin me to.

Të Fundit