Stop -EMISIONI 94 (SEZONI 5) 9 janar 2020-Korcë/ Vrasja e te riut, prokurorja nuk merr pamjet e kamerave te sigurise.

“Stop” është ndalur në investigimin e vrasjes së të riut nga nga Korca, Marsel Osmani. Nëna e Marselit tregon, se u njoftua nga vëllai i saj në 29 gusht të 2016-ës, rreth orës 03.30. Ajo tregon, se në vrasjen e djalit të saj morën pjesë 4 persona: Olsi Zyberi, Llazar Dine, Angel Vilcani dhe Genci Zyberi. Por në pranga janë vënë vetëm dy prej tyre: pronari i lokalit tallava, ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe bodigardi i tij Llazar Dine. Angel Vilcani dhe Genci Zyberi janë lënë të lirë. Mekanizmi, që ka përdorur prokurorja Oli Visi, për hetimin e ngjarjes, është sekuestrimi i kamerave të sigurisë vetëm nga një kënd i lokalit, ku nuk dallohen Vilcani dhe Genci Zyberi. Edhe pse organi i hetimit nuk mori në konsideratë pamjet e tjera nga lokali i përplasjes,”Stop” i sjell ato, duke provuar shkeljet nga ana e prokurores Visi.Nga ana tjetër, një një intervistë nga burgu, pronari i lokalit tallava, Olsi Zyberi, pohon, se Marsel Osmani është goditur me levë në kokë nga Angel Vilcani dhe me dru nga Llazar Dine.

Në readaksinë e emisionit “Stop” personat me aftësi ndryshe kanë denoncuar, se nuk kanë marrë asistencën sociale të muajit dhjetor.Ditët e fundit është transmetuar lajmi, se kompania e fluturimit “flyernest” ka falimentuar, duke lënë pasagjerët në aeroporte me bileta në dorë. Por “Stop” ka provuar, se në faqen zyrtare të kësaj kompanie mund të rezervosh e të paguash sërish bileta..!!!

Një ditë pas transmetimit në “Stop”, prokuroria e Tiranës njofton, se ka nisur hetimet, lidhur me denoncimin e presidentit të KOKSH, Viron Bezhani,për abuzimet financiare në sport.Organi i akuzës njofton, se hetimi po zhvillohet për akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Disa qytetarë shqiptarë, që jetojnë në Suedi, nën nismën e Albanit dhe Endritit, kanë menduar të sjellin në Tiranë një pajisje zjarrfikëse, barrela dhe cadra, të cilat gazetarja e “Stop” bashkë me djemtë i kanë dorëzuar në institucionin e zjarrfikëses se kryeqytetit. Shkëlqim Goxha, shefi i zjarrfikëseve, falenderon për këtë kontribut.

Të Fundit