Stop-EMISIONI 92 (SEZONI 4) 7 janar 2019 Blen apartament te Fresku, pronari i tokes e kishte me certifikate pronesie! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 92 (SEZONI 4) 7 janar 2019 Blen apartament te Fresku, pronari i tokes e kishte me certifikate pronesie!

Stop – Blen apartament te Fresku, pronari i tokes e kishte me certifikate pronesie! (07 janar 2019)

Artan Hazizaj bleu me para në dorë një apartament në zonën e Qesarakës.Kontratën e porosisë me firmën “Akil 2014 shpk”, e bëri te noterja Elida Magani.Por pasi e kishte rregulluar apartamentin e tij, e gjen një ditë të bllokuar e me bravë të ndryshuar nga Naim Receku. Ky i fundit, kishte marrë apartamentin e Artanit dhe disa të tjerë si pronar toke nga investitori tjetër “Riviera shpk”. Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë, se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Stop – Gozhdohen dyert e fakulteteve/Ministra te vjeter me koncesione te reja! (07 janar 2019)

Studentët rinisën sot protestën para kryeministrisë, sic kishin paralajmëruar në mbyllje të vitit. Në rrjetet sociale janë publikuar video, ku shfaqen të rinj, që gozhdojnë dyert e fakulteteve.Pak ditë më parë u publikua lajmi, se ministri në largim, Damian Gjiknuri,në 31 dhjetor firmosi edhe koncensionin e fundit me vlerë 58 milionë euro. Bëhet fjalë për rehabilitimin dhe vënien në punë të termocentralit të Vlorës dhe ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë, të furnizimit me gaz të TEC-it.

Stop – Gabimi i prokurorit, i mbajne makinen te sekuestruar per 4 muaj! (07 janar 2019)


Eldi Dushu tregon në “Stop”, se në 26 dhjetor 2016 bleu një makinë S klas 350 me benzinë nga një shok i tij.Por ndërsa udhëtonte drejt Kroacisë, makinën e sekuestrojnë në kufi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Pas interesimit të gjatë, mëson, se gjithcka ishte një gabim i prokurorit Asllan Bajramaj, pasi informacioni i targave ka qenë i gabuar.Eldi thotë, se është blerësi i katërt i automjetit dhe tani makina me vlerë 18 mijë euro, ka 4 muaj, që prehet në drejtorinë e policisë Fier. Gazetarja takon prokurorin, i cili pranon, se ka gabuar dhe thërret Eldi Dushun për t’i njoftuar zhbllokimin e makinës së tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *