STOP-EMISIONI 90(Sezoni 7) 6 Janar 2022-Elbasan/ I del emri dy here ne gazete, 88 vjecarja nuk merr leket e tokes. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 90(Sezoni 7) 6 Janar 2022-Elbasan/ I del emri dy here ne gazete, 88 vjecarja nuk merr leket e tokes.

Ndodhemi në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha” në familjen e zonjës Afërdita Kapidani.Afërdita është 88 vjec dhe ka një problem me ATP-në. Ajo ka një pronë rreth 150 m truall në Elbasan dhe ia mori shteti. Për këtë duhet të marrë kompensim. I del emri për kompensim në gazetë në vitin 2019 e më pas në vitin 2020 dhe shkon në ATP, ku i thonë të hapë llogari bankare, që të kalojnë lekët.Por deri tani nuk e ka marrë shumën, që i takon.Me kamera të fshehtë ne pyesim në ATP për rastin e Afërdita Kapidanit dhe na thonë, se nuk ka fond e nuk dihet se kur do të vijë.Më pas gazetarja takon përgjegjësin si dhe një juriste të ATP-së, të cilët, pasi dëgjojnë rastin e Afërditës, thonë, që duhet bërë shkresë.

Sot është dita e Kryqit, që hidhet në ujë. Kjo traditë bëhet cdo vit në Berat, por ne jemi në këtë qytet për një tjetër interes.Klintoni ishte në këtë qytet e pyeti qytetarët për karakteristikat e tyre. Pse thuhet “mistrec Berat” dhe pse ky qytet mbahet për vajin e ullirit e si dallohet ky produkt, kur është i virgjër.

Për rastin e 88 vjecares Afërdita Kapidani, që nuk po merr prej vitesh kompensimin e tokës së saj, na telefonon Ylli Gaxholli, Përgjegjës juridik në Atp. Ai thotë, se dy herë zonjës i ka ardhur përgjigje negative, pasi nuk i është ndarë pjesa takuese. Për këtë arsye do t’i drejtohet me shkresë kadastrës.Nga 2019-ta deri më sot të moshuarës Afërdita Kapidani nuk iu tha që të ndante pjesën takues, por vetëm, që të hapte llogari bankare. Shpëtim Hala, Specialist në ASHK Elbasan shprehet, se pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, ky institucion do të veprojë urgjentisht, duke ndarë pjesët takuese, në mënyrë që e moshuara të gëzojë atë, që i takon.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *