Stop-EMISIONI 9 (SEZONI 6) 17 Shtator 2020-Helix origjinal, produkt fals ne Shqiperi, flet menaxheri i kompanise spanjolle!

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë ardhur disa denoncime për një produkt medicinal komercial për kockat dhe artritin, që quhet Helix Origjinal. Ky produkt shitet në disa vende në Shqiperi dhe në Tiranë dyqani ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”.Në bëmë dy blerje në këtë dyqan dhe të dy produktet mbajnë të njejtin emër “Helix Origjinal”. Por produktet janë të ndryshëm dhe duket, se njëri është i falsifikuar. Ne iu drejtuam kompanisë në Spanjë, që prodhon këtë produkt dhe i treguam për dy produktet e blera në Tiranë. Menaxheri i shitjeve shpjegoi, se cili nga produktet e blera është fals. Menaxheri thotë, se kompania nuk ka distributor në Shqipëri. Po kush është subjekti, që e tregton Helix? Duke iu referuar numrit të Niptit në faturën e blerjes Stop verifikoi zëvendësimin e administratorëve cdo muaj për këtë subjekt me emrin ED Shop, gjë që shton dyshimet mbi këtë biznes kontrabandë.

Sot është ditëlindja e Pashko Vasës dhe “Stop” vec urimit, sjell edhe një pjesë të kryeveprës së tij “O moj Shqypni”, interpretuar nga Reshat Arbana. Si cdo të enjte u mblodh sot parlamenti shqiptar. Deputetët mbanin maska, për t’u mbrojtur nga virusi covid 19 dhe në seancë nuk munguan sërish debatet e batutat mes të zgjedhurve.

Jemi në Pezë-Helmës, për të takuar shtetasin Iris Qerana, i punësuar prej nëntorit në një punishte alumini. Për shkak të kohës së izolimit, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi. Por në prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti. Gazetarja e Stop kontakton me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.Më pas lidhemi me një tjetër administratore të firmës,e cila thotë, se Irisi ka qenë në provë, ndërsa shteti ndihmoi bizneset, se në të kundërt do të shpërndante para në gjendjen civile për popullatën.

Të Fundit