STOP- EMISIONI 87 (SEZONI 4) 31 dhjetor 2018 Viti i Ri, dy shtepi te reja per dy familje ne nevoje!

Stop – Viti i Ri, dy shtepi te reja per dy familje ne nevoje! (31 dhjetor 2018)

Sic është bërë tashmë traditë, emisioni “Stop” me “Fundjavë ndryshe” ka bërë me shtëpi të re dy familje në nevojë. Së pari jemi ndalur në Bulqizë, në familjen Shira, 5 anëtarët e së cilës, shtyjnë ditët në kushte mbijetese.Kryefamiljari Nexhmi Shira, vuan nga parkinsoni dhe nuk mundet t’i dalë zot familjes.”Stop”, “Fundjava” dhe presidenti i Balfin Grup, Samir Mane, i kanë dhuruar një jetë të re familjes Shira, duke i bërë shtëpinë e ëndrrave. Rasi i dytë vjen nga Belshi, ku “Stop”, “Fundjava” dhe shkolla jopublike “Green School” në Elbasan,kanë bërë me shtëpi të re familjen e Xhoana Bajramit, së cilës i ka vdekur edhe bashkëshorti.

Stop – Pershendetja per festat dhe nderimi i “Fundjave”! (31 dhjetor 2018)

Edhe këtë vit TV Klan ka përshëndetur për festat e fundvitit me një këngë nga fëmijët, me mesazhin, që ata nuk i lënë vetëm prindërit e gjyshërit. Pak ditë më parë presidenti i republikës, Ilir Meta, nderoi fondacionin “Fundjavë ndryshe” me urdhrin më të lartë “Nënë Tereza”.

Stop – Feste per te gjithe, kontribuojme per me te varfrit! (31 dhjetor 2018)

Në këtë pjesë të emisionit kemi shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Shumë organizata dhe institucione i janë bashkuar nismës së emisionit “Stop”, që të gjithë të kenë mundësi të festojnë natën e ndërrimit të viteve. Nga Komuniteti Mysliman, Fundjavë ndryshe, Raiffeisen bank,e shumë të tjera kanë kontribuar për familje në kushte të pamundura.

Të Fundit