STOP- EMISIONI 85 (SEZONI 4) 27 dhjetor 2018 Vlore, “lapsusi” i gjyqtares le qytetarin jashte shtepise se tij!

Stop – Vlore, “lapsusi” i gjyqtares le qytetarin jashte shtepise se tij! (27 dhjetor 2018)


Një banesë dy-katëshe në rrugën “Shtjefën Gjecovi” në Vlorë është bërë mollë sherri mes qytetarit Ilir Musaraj dhe ish nuses së djalit të tij, Mariola Xhelilaj.I biri është divorcuar në vitin 2015 dhe Mariola e ka nxjerrë nga shtëpia, edhe pse është në hipotekë në emër të tij.Cështja shkon në gjykatë dhe gjykatësja, Herila Cela, pranon kërkesë-padinë e Mariolës. Por Apeli e kthen cështjen për rishqyrtim, pasi ish-nusja nuk mund të ketë pjesë në pronën e ish-vjehrrit, për më tepër, që djali ka qenë i ndarë nga trungu familjar.

Stop – Rama stimulon lindjet, ndersa studentet hapin ekspozite me meme! (27 dhjetor 2018)

Kryeministri Rama uroi sot ciftet e reja të shtyjnë fort përpara, ndërsa shpjegonte sërish bonusin për lindjet, që hyn në fuqi në 1 janar. Studentët kanë hapur sot një ekspozitë me meme para selisë së qeverisë dhe më pikantet, shoqëruar me komentet e qytetarëve, i sjellim në këtë pjesë të emisionit “Stop”.

Stop – Fshati Lumas 60 vjet pa rruge, banoret vdesin per nje gjilpere! (27 dhjetor 2018)

“Stop” është ndalur në fshatin Lumas në Berat, që tashmë është nën administrimin e bashkise Kucovë.Por fshati nuk ka rrugë prej 60 vjetësh.Fshatarët e zonës thonë, se nuk shkojnë dot të punojnë tokat e as në varreza.Në fshat, sipas tyre, nuk hyn as makina e as ambulanca e njerëzit po vdesin për një gjilpërë.Edmond Menaj, specialist I kontrollit të territorit në bashkinë e Kucovës thotë, se do të ketë zgjidhje të pjesshme, të paktën për banorët, që janë ankuar.Por nëse do të gjejnë rërë bituminoze, do ta shohin edhe zgjidhjen më të qëndrueshme.

Të Fundit