STOP-EMISIONI 83(Sezoni 7)29 Dhjetor 2021-Deshtimi spektakolar me shkollen e drejtoreve, shumica te pacertifikuar.

Në vitin 2017 Ministria e Arsimit dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit bënë një marrëveshje për hapjen e Shkollës së Drejtorëve. Ky projtekt do të certifikonte 2250 drejtorët për 10 vite në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Për këtë arsye u ndryshua dhe ligji i sistemit parauniversitar, sipas të cilit, asnjë drejtor shkolle nuk do të emërohej pa u certifikuar nga Shkolla e drejtorëve.Shohim, sesi ka funksionuar për këto 4 vite kjo Shkollë. Rigels Xhemollari nga Organizata “Qëndresa Qytetare” shpjegon mangësite në ligjin e ndryshuar posacërisht për Shkollen e Drejtorve. Në ligj sqarohen nuk saktësohet, se cfarë ndodh me drejtorët, të cilët nuk arrijnë të certifikohen nga kjo shkollë.Edhe eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti, pikërisht këtë mangësi vë në dukje.Në 4 vjet janë certifikuar gjithsej 175 drejtues shkollash, në një kohë kur projekti parashikonte që brenda 10 vjetësh të certifikoheshin 2250.
Stop evidenton edhe një tjetër shkelje: përvec 175 drejtuesve të certifikuar, pjesa tjetër e drejtuesve, plot 2075 qëndrojnë në detyrë, pa plotësuar kriteret.Këtë anomali e përforcon edhe një raport i KLSH, që thotë, se 98% e stafit drejtues arsimor është i komanduar, në kundërshtim me ligjin, që lejon vetëm 6 muaj komandim.

Jemi ndalur në Shkodër në qytetin e humorit, për karakteristikat e qytetarëe shkodranë. Jemi takuar me figura të tilla si Zef Deda, Bes Cinari, apo Bujar Qamili. Pse thuhet “me ken shkodran t’tana i ban”? Cilat janë bejtet më të famshme, që kanë dalë nga qyteti i Shkodrës? Ne u kërkuam shkodranëve të improvizonin bejte për dukuri të ndryshme të aktualitetit si papunësia, apo rritja e cmimeve.I pyesim edhe shkodranët edhe për kuptimin e shprehjes “të hyptë vetja në qejf”.

Jemi në Elbasan, pasi denoncuesi, Ryzhdi Biçaku, ankohet në “Stop” për avokatin Anton Prekaj. Ai u lidh me avokatin para disa viteve, për shkak se i duhej ndihmë ligjore, për të fituar të drejtën mbi një pronë dhe avokati i premtoi, se do ta fitonte atë, kundrejt 5 milionë lekëve. Ryzhdiu pagoi gjithë shumën, pa filluar ende gjyqi.Mes tyre nuk u lidh asnjë marrëveshje me shkrim mbi këtë shërbim dhe mbi tarifat e avokatit.Denoncuesi thotë, se paratë ia futi në sirtar, pas një telefonate, që i bëri vetë avokati.Ndërkohë, gjyqi nuk vendosi në favor të z.Ryzhdi Bicaku. Sipas tij, avokati jo vetëm që nuk e njoftoi mbi procedurat, por i mbajti dosjen dhe nuk i ktheu paratë.

Të Fundit