STOP-EMISIONI 82(Sezoni 7)28 Dhjetor 2021-Mashtrimi/ Premton ta coje ne klub turk, menaxheri merr leket e zhduket.

Drilon Leci, 23 vjec, nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli, pretendon se është mashtruar nga një person i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli, dhe duke i premtuar ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi. Kjo lëvizje do t’i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23 vjecari i ka dërguar deri tani 1450 euro.Kontrata duhet të ishte lidhur me klubin në muajin korrik, por kjo nuk ka ndodhur. Andi ka nxjerrë justifikime të ndryshme për moslidhjen e kontratës, duke e shtyrë gjithmonë atë.Ne u lidhëm me Andi Zorbën dhe na përsëriti të njejtat justifikime.Në këto kushte Drilon Leci kërkon paratë mbrapsht dhe ne këtë kërkesë ia parashtruam zotit Zorba. Pas pak ditësh Driloni na konfirmoi kthimin e parave, duke u shprehur, se pa ndërhyrjen e emisionit “Stop”, nuk do t’i kishte marrë kurrë paratë.

Jemi ndalur në qytetin e Vlorës dhe kemi folur me vlonjatët, për karakteristikat, që i dallojnë nga të tjerët.Disa kanë thënë, se nuk janë tradhtarë. Të tjerë bëjnë humor, duke thënë, se i bien aq shumë gjoksit, saqë u është bërë gropë.Përgjigjet e qytetarëve të Vlorës janë të ndryshme dhe plot batuta e humor.

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi, tregon, sesi ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë. Por si fillim duhet të bëheshin dokumentat e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentat e as shumë nuk u kthye mbrapsht.Ne kontaktuam në telefon me zotin Syla, i cili mohoi që të kishte lidhje, apo dijeni për këtë ngjarje.Ai tha, se do e verifikojë situatën dhe si për habi, pak ditë pas telefonatës sonë, paratë u kthyen në llogarinë e familjes Shkreta.

Të Fundit