STOP – EMISIONI 78 (SEZONI 4) 18 dhjetor 2018 Kamera e fshehte/100 euro per te kaluar i qete ne doganen e Morinit! – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 78 (SEZONI 4) 18 dhjetor 2018 Kamera e fshehte/100 euro per te kaluar i qete ne doganen e Morinit!

Kamera e fshehte/100 euro per te kaluar i qete ne doganen e Morinit!

Në kameran e fshehtë, që transmetohet në këtë pjesë të programit, ngrihet sërish problemi i kalimit të parregullt të kufirit me para në dorë. Është një taksist, ai që merr përsipër kalimin e qytetarit, edhe nëse ai ka probleme.Për 100 euro qytetari arrin të kalojë kufirin në doganën e Morinit dhe merr porosinë, që të mos thotë, që mund të shkojë në Gjermani apo diku tjetër. Qytetari dorëzon paratë dhe arrin të kalojë i qetë.

Takimi i Rames me studentet dhe qendrimet e “doktoreshe” Monikes!

Kryeministri Rama u takua sot me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, por njëra nga studentet e pranishme në takim tha, se askush nuk kishte dijeni, që do t’u vinte shefi i qeverisë. E reja dekonspiroi kështu mënyrën, sesi është organizuar biseda 3-orëshe me Ramën.Sot opozita vendosi të hyjë në parlament të enjten dhe të premten, duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe nga djegia e mandateve.Një ndër politikanet, që ka folur për protestën, ka qenë dhe Monika Kryemadhi, e cila ka ofruar mbështetje për lëvizjen studentore, por ka marrë si përgjigje vendosmërinë e të rinjve, që ajo dhe kolegët e saj t’i qëndrojnë larg protestës.Kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur në një foto me Albert Krecin, i denoncuar në emisionin “Stop” disa muaj më parë, se si ekspert ligjor manipuloi raportin e aksidentit të një 13 vjecari në Durrës.

Gjirokaster, specialisti i marredhenieve publike me diplome false!

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim, sipas të cilit, punonjësi i bashkisë së Gjirokastrës, Rigels Malile, ka diplomë të falsifikuar në degën e gazetarisë në fakultetin filologjik të Tiranës. Drejtoresha e burimeve njerëzore në këtë bashki, Anduela Cacka, thotë, se Malile është i punësuar pranë Agjensisë së Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë dhe Sportit, në pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me publikun.Në Agjensinë në fjalë nuk japin shpjegime, por emisioni “Stop” ka siguruar motivin e largimit të Rigels Maliles nga puna paraardhëse, për shkak të diplomës false.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *