Stop -EMISIONI 74 (SEZONI 5) 12 dhjetor 2019-Pogradec/ I riu ne burg pertej afatit, prokurori sugjeron te fshihet nga drejtesia.

Një i ri nga Pogradeci është dënuar pa vendim nga prokurori i Korcës, Edmond Shytka. Në 13 prill 2019 rreth drekës, nga një kontroll rutinë, Renato Verushi ndalohet nga policia rrugore për test alkooli. Ai rezultoi i dehur dhe iu bllokua patenta. Rasti iu referua prokurorit të Korcës e në gjykatë u vendos 4 muaj burg për të riun. Ditet e burgimit duhet të mbaronin në 13 Korrik 2019.Por në 26 nëntor, prokurori Edmond Shytka nxjerr një urdhër arresti për 23 ditë. Por mesa duket, prokurori ka llogaritur gabim ditët, pasi edhe gjykata e shkallës së parë, edhe ajo e Apelit e thonë qartë, se Renato Verushi i ka mbaruar ditët e burgut në korrik. Në një ballafaqim me prokurorin Shytka, ky i fundit thotë, se mund të ketë roitur, ndaj i dënuari sipas tij, duhet të fshihej e të mos i dorëzohej drejtësisë.

Pas godinave të konviktit 3 dhe 4 të Fakultetit të Mjekësisë, dy të tjera dalin të pabanueshme.Bëhet fjalë për godinat 9 dhe 10 të konviktit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që kanë rezultuar të pabanueshme, duke lënë pa zgjidhje studentët. Këta të fundit thonë, se i është komunikuar nga Drejtoria, që të lënë godinat, sepse janë të pabanueshme.Ne iu drejtuam Ndërrmarrjes së Trajtimit të Studentëve nr 3, ku patëm një komunikim me Drejtorin e Konviktit Ndue Ndoci.Ai shprehet, se pas tërmetit pati 3-4 komisione verifikimi, që i nxorrën këto godina të pabanueshme. Derisa të gjendet zgjidhje, drejtori sugjeron, që studentët të rrinë aty, pavarësisht rrezikut.

Përvec pallateve shumëkatëshe apo banesave private, tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shkollat. Një ndër to është shkolla 9-vjecare “Emin Duraku”, në njësinë numër 5, ku janë bërë 2 akt-konstatime, më datë 3 dhe 4 dhjetor. I pari e nxjerr shkollën me dëmtime në strukturë, por nuk cilësohet nëse është i banueshëm apo jo. I dyti i cili është realizuar nga vetë drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili e nxjerr këtë godinë pjesërisht të banueshme. Në këto kushte, prindërit e nxënësve nuk kanë siguri dhe prej ditësh nuk i kanë sjellë ata në shkollë. Por drejtori i Institutit të Ndërtimit, Hysenlliu thotë, se prindërit mund t’i dërgojnë fëmijët tek pjesa e banueshme, derisa të vijnë të tjerë profesorë, për aktin final të vlerësimit. Pas ndërhyrjes së emisionit Stop, vjen dhe reagimi i 3 institucioneve: Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës si dhe Institutit të Ndërtimit.Dy të parat kanë urdhëruar drejtoreshën e kësaj shkolle, që të hapë dyert për grupet e ekspertëve, të deleguar nga Instituti i Ndërtimit.Madje është vendosur, që mësimi të pezullohet, deri sa të realizohet akt-ekspertiza për godinën e kësaj shkolle.

Të Fundit