STOP-EMISIONI 73(Sezoni 7) 15 Dhjetor 2021-Librazhd/e mitura braktis shtepine e shkon tek i dashuri, i ati: e rrembyen.

Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjec. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjec dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të saj.Ngjarja ka ndodhur vetëm pak javë më parë në një fshat të Librazhdit. E mitura ka ikur me ndihmën e një 30 vjecari nga një fshat i Lushnjës.1 vit më parë i ati i tij, kur vajza ishte vetëm 13 vjec, i kërkoi dorën në familje, por prindërit e saj nuk pranuan për shkak të moshës. Aktualisht vajza është në klasën e 9 dhe e ka lënë edhe shkollën, për të jetuar me të dashurin në familjen e tij.Edhe pse babai i vajzës e ka denoncur këtë rast në polici, strukturat ngrenë supet dhe thonë, se ishte dëshira e saj e prerë, për të mos u kthyer më në familje.

Sot 11 vjet më parë u realizua fluturimi i parë pa viza në vendet e BE-së. “Stop” sjell pamje nga fluturimi i parë pa viza dhe falas i studentëve drejt Brukselit.Këtë periudhë, megjithëse nuk ka një regjim vizash, ky kufizim lëvizjeje është zëvendësuar nga greenpass, apo llojet e ndryshme të virusit covid 19.Dje u njoftua arrestimi i ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorëve. Po dje dolën pamjet e vrasjes së një të riu në një supermarket nga një inspektor policie, për cështjen e radhës së pagesës.

Jemi në QSUT, pasi një qytetar pretendon, se medikamenti Gemnil prej 2 javësh mungon.Ai vjen nga Vlora me të afërmin e tin, për kemioterapi,por herën e fundit, për shkak të mungesës, e kanë blerë 150 mijë lekë të vjetra privatisht.Pas interesimit të emisionit “Stop”, në QSUT thonë, se medikamenti në fjalë vjen për cështje ditësh, pa shpjaguar, se pse mungon. Në fakt, pas pak ditësh, me ndërhyrjen e emisionit “Stop”, ky ngërc u zgjidh.

Të Fundit