STOP – EMISIONI 73 (SEZONI 4) 11 dhjetor 2018 Vlorë, studentja blen provimin me 50 euro. Sekseri: Ju ngelin kastile!

Vlore, studentja blen provimin me 50 euro. Sekseri: Ju ngelin kastile!

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë, sesi blihen provimet në universitetet tona. Një studente ka gjetur sekserin e duhur në Universitetin e Vlorës dhe ky i fundit i thotë, se provimin e ka të marrë me 50 euro. Madje sipas tij, pedagogu i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, Qani Muka, i ngel studentët enkas, që t’u marrë para.Pasi dorëzon shumën e kërkuar studentja shkon në provim, ku i plotësohet teza dhe e merr provimin.Në fund pedagogu e porosit, që nuk duhet të flasë me njeri.

Protesta ne “Stop” dhe pirueta e qendrimeve te Rames!

Protesta e studentëve ka shënuar një tjetër rritje ditën e sotmë, pasi me studentët janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë. “Stop” jell një përmbledhje të qëndrimit të kryeministrit Rama ndaj kësaj lëvizjeje, që nga momenti, që u shpreh, se nuk negocion me ngelësa e deri te qëndrimi i sotëm përgjërues për një takim dhe dialog me ta. Më pas në studio ftohen një grup protestuesish, të cilët flasin për kërkesat e tyre dhe përshkallëzimin e lëvizjes, pas ndryshuar asgjë nga refuzimi për dialog me Ramën.

Konviktet e inxhinjerise, shume reklame por asnje kusht jetese!

Pak ditë më parë, kur protesta e studentëve kishte nisur, ministrja e arsimit Lindita Nikolla,inspektoi punën në konvikte, duke folur për kushtet e mira atje. Por 3 studente të rezidencës numër 2 te inxhinieria e ndërtimit, janë ankuar në “Stop” për konviktet.Ato tregojnë, se kanë paguar 650 mijë lekë të vjetra në vit, por nuk kanë ku gatuajnë dhe rrobat duhet t’i lajnë me pagesë.Sipas tyre, edhe kaldajat nuk ndizen dhe ato janë të detyruara të mbajnë rezistenca fshehur.Drejtori i marrëdhënieve me median Marjon Gorica thotë, se godinat kanë kosto mirëmbajtjeje, por nuk pranon verifikimin e kushteve me kamera.

Të Fundit