STOP – EMISIONI 68 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 68 (SEZONI 2)

Skelat e pallateve te shallvaret bllokojnë punën e tregtarëve.
Tregtarët në zonën e Shallvareve ankohen në “Stop”, se i kanë bllokuar punën, duke i vendosur skela për lyerjen e pallateve.Në 9 nëntor janë vendosur skelat me premtimin, se kjo procedurë do të zgjasë jo më shumë se 10 ditë. Por sot e kësaj dite, pra plot një muaj më pas, skelat qëndrojnë aty stoike, ndrësa lyerja e fasadave as që ka nisur. Jo vetëm klientët nuk hyjnë më të blejnë në këto dyqane, por hajdutët është ngritur një strukturë ndihmëse…

Kaosi Durrës, projekti Veliera derdh inertet në bregdet!
Pak kohë më parë ishte kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, që përuroi projektin 6 milionë dollarësh “Veliera”. Në hyrjen e portit të Durrësit pranë Torres Veneziane fadromat kanë shembur gjithcka. Por ajo, që është vërtet shqetësuese është derdhja e kamionëve me inerte në bregdetin e Durrësit.I pyetur për këtë skandal ekologjik, kryebashkiaku Dako thotë, se inertet do të grumbullohen si pjesë e një projekti për shesh publik, rrugë apo parkim. Sipas Dakos, kjo gjë ul kostot. Por qytetari i parë i Durrësit nuk përmend kostot e ndotjes në bregdet…?!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *