STOP – EMISIONI 67 (SEZONI 4) 04 dhjetor 2018 Gjilan, ish-deputeti perfiton 80 metra toke, duke perdorur karrigen! – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 67 (SEZONI 4) 04 dhjetor 2018 Gjilan, ish-deputeti perfiton 80 metra toke, duke perdorur karrigen!

Gjilan, ish-deputeti perfiton 80 metra toke, duke perdorur karrigen!

Pronësia dhe korrupsioni me pronën janë ndër problemet më të mprehta në Shqipëri, madje për një cështje të tillë emisioni “Stop” ka udhëtuar në Kosovë. Në konflikt për pronën në Gjilan janë ish-deputeti i LDK-së, Sadudin Berisha dhe qytetari Behar Shabani. Ky i fundit akuzon ish deputetin, se i ka marrë padrejtësisht 80 metra katrorë tokë, duke pëdorur pozitën e tij.Në fakt, Sadudin Berisha është aktualisht drejtor i zyrës kadastrale Gjilan.Cështja ka shkuar në gjykatë, por prej një viti e gjysmë, gjyqi nuk ka nisur. Gazetari i “Stop” ka marrë historikun e pronës në kadastër dhe me këmbënguljen e tij, problemi i ngrit për diskutim edhe në Këshillin e komunës Gjilan.

Rama humbes ne ndeshjen e basketbollit ne Kosove?!

Në të gjitha mediat është bërë virale një video e mbylljes së protestës në Francë, ku protestuesit këndojnë e policët heqin kapelen në shenjë paqeje e mirëkuptimi.Kryeministri Rama ishte në Kosovë, ku luajti basketboll në një studio televizive të improvizuar.Rama doli humbës nga ndeshja me gazetarin.Para dy ditësh është vjedhur komisariati i Durrësit, ngaku hajdutët kanë mundur të marrin 2 milionë lekë të vjetra. Lahuta, ose gusla sic njihet në gjuhën serbe, u shpall nga Unesko trashëgimi kulturore e Serbisë.

Sukth, gjyshja me dy femijet e djalit ne varferi ekstreme!

Sanije Loka, 60 vjec nga Sukthi i Durrësit kërkon ndihmën e emisionit “Stop”.Djali i saj, i divorcuar nga bashkëshortja, vuan dënimin në një burg të Francës, ndërsa e moshuara mundohet të mbijetojë, duke patur edhe nipin e mbesën në ngarkim e pa asnjë të ardhur.Sanija kërkon një vërtetim, që djali është në burg, pasi në këtë mënyrë, mund të sigurohet pensioni ushqimor nga e ëma e fëmijëve, ose gjyshja të marrë kujdestarinë e tyre e më pas ndihmë ekonomike.Drejtoresha e Shërbimit Social në Durrës Meme Xhaferaj, thotë, se pas prezantimit të rastit, po punohet për zgjidhjen e problemit të kësaj familjeje. Ka nisur puna për dokumentat, që gjyshja të fitojë kujdestarinë e fëmijëve e më pas të përfitojë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër “Fundjavë ndryshe” ka ofruar ndihma ushqimore për Sanijen dhe të vegjlit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *