STOP – EMISIONI 63 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 63 (SEZONI 2)

Grevë urie për shtëpitë e përmbytura në Babrru.
Në kohën, kur përkujtohet clirimi i vendit, ka dalë në pah një tjetër diskutim: nëse ka qenë Nexhmije Hoxha anëtare e Partisë Fashiste. Por diskutimit i dha zgjidhje Artan Lame, i cili tha, se dokumenti i publikuar është origjinal, por shoqja Nexhmije ka qenë anëtare e rinisë fashiste dhe jo e partisë fashiste?!…Në Babrru banorë të shtëpive të përmbytura kanë nisur të shtunën një grevë urine. Mes tyre është edhe një grua shtatzënë.Ata thonë, se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin grevën, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme dhe nuk kanë, ku të fusin kokën.

Skandali me pronën në Vlorë dhe implikimi i institucioneve.
Ferdinand Brahimaj, një qytetar nga Vlora ankohet në Stop, se i është zaptuar trualli. Ai tregon, se bashkë me pjesëtarët e tjerë të tokës, bënë një kontratë me investitoren Nadire Qinami, për të ndërtuar, ku 30% e ndërtimit do t’i takonte pronarëve.Por sipas tij, investitorja nxorri pronarët jashtë loje, duke bërë kontratë me palë të treta, në mënyrë të paligjshme.Në këtë mënyrë pa dokumenta të rregullta u shitën edhe apartamentet. Në hipotekën e Vlorës, nëndrejtori Klodian Jahja pranon, se investitorja nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi nuk ka kontratë me pronarët e truallit. Kësisoj apartamentet i janë dhënë me certifikata pronësie, njërit prej nënkontraktorëve, dhëndër i noteres Irena Bimo.Edhe në bashki, zyra urbanistike pranon, se kolaudimi i është dhënë pallateve pa u përfunduar. Kjo është shkelje ligjore, por tani mund ta zhbëjë vetëm gjykata.

Në 2009 unë kam lidhur një kontratë me një investitore. Është kushërira ime, por banon në Tiranë. E kam vajzë halle.

Si quhet?
Nadire Qinami. Kam lidhur një kontatë me një akt marrëveshje për ndërtimin e objekteve në këtë truall që unë kisha. Domethënë 30% i merrnim ne si pronarë trualli të ndërtimit dhe 70% do t’i merrte investitori.

Ju nuk i keni marrë këto apartamente?
Po nuk i kemi marrë edhe sot që flasim. Në disa nga ato ne jemi futur, por pa dokumente. E vërteta është që ne kemi konflikte në të tjera.

Pse ku qëndron konflikti?
Me zonjën Qinami, ndërtuesen e këtyre objekteve. Në kontratë ne e kemi të përcaktuar që do t’i ndërtonte kjo zonjë. Nëqoftëse do të kishte nevojë për arsye financiare do të merrte palë të treta, për të ndërtuar këto objekte duhet të merrej miratimi i jonë. Kjo është përcaktuar në këtë kontratë të 2010-s. Së pari, në bazë të objekteve që kanë ndërtuar kanë bërë shitje të pronave.

Çfarë kanë shitur?
Apartamente, njësi shërbimi, garazhe të gjitha, por pa përcaktuar pjesët tona.

Përsa i përket shkeljes së kontratës nga investitorja Qinami, ju keni bërë një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës?
Në bazë të nenit 199 (a) të Kodit Penal, se ka ndëtim pa leje, shtesa katesh dhe shumë gjëra si edhe për mashtrim.

Pse kjo dosje ka mbetur pezull?
Ndërhyrja që është bërë pretendohet se kjo ka djalin në prokurori.

Çfarë pozicioni mban djali i zonjës Qinami?
Është oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Si quhet?
Skerdilajd Qinami.”

Nga ky problem që ngre Ferdinand Brahimaj del që përveçse këto apartamente janë shitur kanë marrë edhe vërtetim hipotekor. Në Hipotekën e Vlorës, Nëndrejtori Klodian Jahja pranon se investitorja nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi nuk ka kontratë me pronarët e truallit. Kësisoj apartamentet i janë dhënë me certifikata pronësie njërit prej nënkontraktorëve, dhëndër i noteres Irena Bimo. Por si ka mundësi që këto dy certifikata pronësie janë lëshuar në llogari të nënkontraktorëve?

Gazetari – Brilanti Sh.p.k ka aplikuar për certifikata këtu?
Nëndrejtori Hipotekës – Ka aplikuar apo jo?
Gazetari – Çfarë faze është ajo dhe këto dy të tjerat? Çfarë procedure është ndjekur, që kanë dalë këto dy certifikata?
Nëndrejtori Hipotekës – Ky Brilant Sh.p.k ka aplikuar për lejen e ndërtimit dhe nuk është me certifikatë sepse nuk ka kryer shkëmbimin e kontratës me pronarin e truallit, ose të sjellë një aneks kontate, p.sh me pronarin e truallit. Pronari i truallit ka marrë filan, filan aparatament të saktësuar, që të regjistrojë pjesën tjetër. Nuk e ka depozituar.
Gazetari – Këto dy certifikata, si kanë dalë? Se këto janë pjesë e truallit që po flasim është pjesë takuese, që i takojnë pronarëve të truallit? Si ka mundësi që kanë dalë këto?
Nëndrejtori Hipotekës – Turi MZB e ka marrë firmën nga Brilanti. Se Brilanti sot nuk e ka më lejen e ndërtimit në emrin e tij. Kjo leja ka dalë në emër të Turit MZB.
Gazetari – Po si ka dalë kjo leje?
Nëndrejtori Hipotekës – Me kontratë, ia kanë shitur njëri -tjetrit.
Gazetari – Kjo kontratë nuk është e vlefshme se në një kontratë që ka lidhur investitori me pronarët e truallit thuhet, që çfarëdolloj procedure që do të ndiqet me nënkontaktorë ose palë të tretë do të merret pëlqimi i pronarëve të truallit.

Edhe në Bashki, Zyra Urbanistike pranon se kolaudimi i është dhënë pallateve pa u përfunduar. Kjo është shkelje ligjore, por tani mund ta zhbëjë vetëm gjykata.

Gazetari – Si i kanë marrë këto kështu? Si është rregulli? Kur përfundon pallati me të gjitha elementët që ka në projekt atëherë kolaudohet?
Nëndrejtori i Urbanistikës – Po. Ja cilat janë akt kontrollet e bëra nga…
Gazetari – Leja e ndërtimit…
Nëndrejtori i Urbanistikës– Karabina, sistemimi i jashtëm.
Gazetari – Asgjë nuk ka. Se di si i kanë bërë? Si i bëhet në të tilla raste, përshembull kur ka këto lloj shkelje? Konstatohen ndonjëherë dhe anullohen këto?
Nëndrejtori i Urbanistikës – Konstatimi, anullimi, duhet të ketë anën juridike që…sepse janë akteë ligjore që nuk i anullon dot. Ndoshta vetëm gjykata.

Skandali i pronës, noterja përfituese dhe OPGJ me diplomë false.
Por si mund të bëhen makinacionet me letra “pa të hyrë gjemb në këmbë”? Irena Bimo, notere del sërish në skenë, këtë herë, jo thjesht si vjehrra e njërit prej nënkontraktorëve, por si hartuesja e dokumentacionit. Si “për koicidencë” zonja Bimo ka edhe një apartament në njërin prej pallateve problematikë. Edhe pse e mohon pronësinë, në kontratën e energjisë, figuron emri i saj…Nga ana tjetër, pronarët e truallit nisën kalvarin me drejtësinë. Por në Prokurorinë e Vlorës, OPGJ është djali i investitores Qinami, Skerdilajd Qinami dhe dosja fle në zyrat e organit të akuzës.Një investigim i “Stop” nxjerr në pah, se Skedilajdi është rasti tipik, kur ka një diplomë universiteti, pa diplomën e të mesmes.Në shkollën e mesme të Yzberishtit, 3 vjet nuk i ka të firmosura, por vetëm vitin e fundit…?!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *