STOP-EMISIONI 60(Sezoni 8) 25 Nentor 2022-“Ndyresire, plehre”..drejtoresha e shkolles konfliktohet me punonjesit. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 60(Sezoni 8) 25 Nentor 2022-“Ndyresire, plehre”..drejtoresha e shkolles konfliktohet me punonjesit.

Jemi në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit Muhamed Muca, i cili është në konflikt me drejtoreshën e shkollës 9 vjecare “Bajram Gashi”, Merita Difi. Sipas Muhamedit, drejtoresha kërkon, që ai të heqë kioskën afër shkollës, ku shet produkte të gatshme për fëmijë, por asgjë të rrezikshme.Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muca, por edhe me punonjësit e pastrimit.Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.Ne morëm takim me drejtoreshën, por komunikimi me të ishte shumë i vështirë.Në vend që të merret me gjërat brenda shkollës, ajo kërkon të komandojë edhe komunitetin përreth.Në lidhje me këtë situatë, Drap Durrës na shpjegon, që kompetencat e drejtoreshës janë vetëm brenda shkolles dhe nuk I takon asaj te dal jashte shkolle dhe te kerkoj gjera qe nuk lidhen me detyren e saj, urojme ta marr mesazhin drejtoresha.

Sot është ajo, që njihet si e premtja e zezë.Gazetari i “Stop” ka dalë në rrugët e Tiranës dhe ka zhvilluar intervista plot humor për “black Friday”. Sa e njohin shqiptarët këtë ditë dhe domehtënien e saj.

Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë tonë, me anë të të cilit denoncon shtetasin Mondi Aliaj nga Vlora. Ky i fundit në shtator të këtij viti i ka marrë 300 euro, duke i premtuar një vend pune në Gjermani në një stallë kuajsh. Plarenti shkoi në Gjermani, por puna nuk ekzistonte dhe Mondi u zhduk.Plarenti thotë, se mbeti rrugëve pa punë e pa para.Mond Aliaj në një telefonatë me gazetaren e “Stop” e mohoi gjithë këtë situatë dhe u shpreh i gatshëm të ballafaqohej.Por pas mbylljes së telefonit, mori menjëherë denoncuesin, duke i kërkuar llogari, se pse kishte ngritur problemin te gazetarja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *