Stop -EMISIONI 59 (SEZONI 5) 21 nentor 2019-AKU i mbyll bzinesin italianit me semundje lekure, Xhoakino Raia e hap serish.

Prej 7 vjetësh në zonën e njohur si Kodra e Diellit, shtetasi italian Xhoakino Raia prodhonte kroasantë në një garazh të marrë me qira. Ai e shpërndate këtë produkt në shumë pika biznesi në Tiranë.Për shkak të një denoncimi të banorëve, AKU inspektoi këtë biznes dhe vendosi ta mbyllë për disa shkelje.Vec të tjerave Raia rezulton, se vuan nga një sëmundje lëkure, (ekzemë e avancuar), sëmundje që e privon të punojë në kuzhinë apo prodhim produktesh ushqimore. Aktiviteti u mbyll nga AKU në gusht 2019.Në këtë pikë, shtetasi italian vendosi ta shesë biznesin për 50 mijë euro te dy punonjësit e vet, Hekuran Shkëmbi dhe Bujar Nezaj.Dy pronarët e rinj e zhvendosën aktivitetin në Kombinat, ku dhe investuan edhe rreth 20 mijë euro. Por Hekuran Shkëmbi denoncon në “Stop” mashtrimin nga italiani në bashkëpunim me ortakun tjetër Bujarin Nezaj. Shkëmbi i tha italianit një apartament në Durrës në vlerën e 25 mijë eurove dhe 15 mijë euro kesh. Por italiani Xhoakino Raia, edhe pas shitjes së biznesit, shfaqet duke punuar i përveshur në Kombinat, duke nxjerrë jashtë aksionerin e ri, Hekuran Shkëmbi.

Sot është dita ndërkombëtare e televizonit. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muci, nuk e kaloi sot vettingun, në fazën e dytë, atë të apelimit.Presidenti Ilir Meta deklaroi sot, se nuk duhet të ketë më “role of emabassy” , por “role of loë”.Ai tha, se Amerikën e ka në zemër dhe jo në rrugën e Elbasanit apo në Xibrakë. Rapsodët popullorë, nga ana tjetër, i kanë kushtuar një këngë me cifteli kreut të shtetit Ilir Meta. Në situatën e paqartë politike, lidhur me dekretet e Gjykatës Kushtetuese, ambasada amerikane gjeti zgjidhjen e artë: shkoni në Komisionin e Venezias?!

Një prej trashëgimtarve të familjes Topi,Fatmir Topi, tregon, se një sipërfaqje toke prej 3500 m2 iu kthyen nga ish Komuna Dajt, vetëm njërit prej tyre, Ramazanit, megjithëse ky i fundit, nuk kishte prokurë përfaqësimi për të gjithë familjen.Familja e zgjidhi brenda saj këtë problem me anë të një deklarate, që bëri Ramazani, ku pranonte, se prona do të ndahej me të gjithë trashëgimtarët Topi, në bazë edhe të vendimit të Gjykatës.Komuna Dajt e dërgoi shkresën e ndryshimit të emrit në Këshillin e Qarkut Tiranë, për ndryshimin e pronësisë.Si për cudi, Këshilli i Qarkut e ka humbur këtë shkresë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.Aktualisht ndryshimin e emrin të pronësise nga Ramazani tek e gjithë familja, tani e ka si kompetencë Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Tiranës. Juristi i këtij institucioni, shpjegon, se ka një procedurë, që ndiqet në këtë rast, por duhet 3 muaj kohë për hetimin e rastit.

Të Fundit