STOP – EMISIONI 56 (SEZONI 4) 19 nëntor 2018 Hitparade i absurdit shqiptar!

Një rrugë në Elbasan po përmbytet, për shkak të rrjedhjes së tubacionit. Një tjetër rrugë në Elbasan, e quajtur “Një maji”, gjendet nën ujë, edhe pse është përuruar së fundi.Në Lezhë, vec plehrave edhe një shtyllë elektrike ka “mbirë” në mes të rrugës, pranë shkollës “Nënë Tereza”.Në Lezhë koshat e plehrave janë pagëzuar me mbishkrimin “monument kulture, ruhet nga kryetari i bashkisë”. Një infermiere është filmuar në përpjekje, për të shkulur e marrë një pemë nga një ambient publik. Këto janë disa nga situatat, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit