STOP-EMISIONI 55(SEZONI 6) 20 Nëntor 2020-Vlorë/ shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës,kontroll në mes të mësimit. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 55(SEZONI 6) 20 Nëntor 2020-Vlorë/ shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës,kontroll në mes të mësimit.

Kemi udhëtuar drejt Vlorës, për një problem të qytetarit Aleksandër Duka, i cili është dhe autori i shumë prej pjesëve humoristike të parodistëve të Vlorës.

Aleksandri tregon, se prej 35 vitesh është në arsim dhe prej 7 vitesh ishte drejtor në shkollën “Ibrahim Kushta”. Ai thotë, se gjithë këto vite nuk kishte marrë as vërejtjen më të vogël. Por gjithcka nisi me urdhrin e Zva Vlorë për emërimin e një mësueseje, për të cilën Zva kërkoi, që të bëhej me kontratë pa afat, por këtë gjë nuk e bën dot drejtori. Në këto kushte Aleksandër Duka i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit i jep të drejtë. Drejtoresha e ZVA Vlorë,Alma Bakiu, pranon, se kjo është e drejta e drejtorit, por nuk jep shpjegim për largimin e këtij të fundit dhe kontrollin, që ka ushtruar në shkollë, duke ndërprerë edhe mësimin.Ndricim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se kjo nuk duhet bërë për asnjë arsye, pasi cënon mbarëvajtjen e procesit mësimor.Pas Ankesës së Zva në DRAP Fier, është ngritur një grup inspektimi, ku për 7 orë janë kontrolluar dokumentat.

Pak ditë më parë përfundoi afati për aplikim për Lotarinë Amerikane.Klintoni ka pyetur qytetarët e Tiranës, nëse kanë tentuar të provojnë fatin, për të ikur nga Shqipëria. Shumica thonë, se do ta kishin lënë me qejf vendin, pasi këtu nuk shohin të ardhme.Ndërsa qytetarët më të shtyrë në moshë shprehen, se nuk kanë cfarë të bëjnë as në emigracion.

Ne kemi analizuar pikat e raportit të inspektorëve të DRPA Fier për mësueset Irena Avdulaj, Ida Shakaj, Migena Gjoni dhe Orjeta Balaj .Për të gjitha këto vlerësime, drejtori Aleksandër Duka ka arsyetimin e bazuar në dokumentacion.

Si konkluzion, Aleksandri është larguar pa paralajmërim, por vetëm me dy vërejtje. Drapi nuk i ka pranuar asnjë dokument dhe Ndricim Mehmeti, shpjegon, se ajo shkrese e Drap, për zgjidhjen e kontratës, është kontradiktore, pasi thotë, që drejtori nuk i është përmbajtur dispozitave të shfuqizuara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *