STOP – EMISIONI 55 (SEZONI 4) 16 nëntor 2018 Vlorë, e përjashtojnë nga shkolla me firma false, Stop e rikthen në klasë

Para disa javësh 20 vjecari Arshi Hazizaj është pezulluar nga shkolla e mesme tregtare në Vlorë, për thyerje të disiplinës dhe prishje të orës së mësimit. Mësuesja, Velide Llanaj, në orën e së cilës ndodhi incidenti, mblodhi firmat e nxënësve, që u përdorën për pezullimin e Arshiut. Por vetë nxënësit thonë në regjistrim, se firmat i kishin hedhur për praktikat e shkollës, se kush do të shkonte në Tiranë.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” në drejtorinë arsimore të Vlorës, komisioni i disiplinës i shkollës u mblodh dhe rrëzoi si të pavlevshme masat disiplinore ndaj Arshi Hazizajt, i cili u ripranua në shkollë.

“Barkderra” me uniformë policie?! C’mendojnë qytetarët?

Pas urdhrit të zv.ministrit të brendshëm, që policët e shëndoshë apo barkderra, të mos kenë punë, në marrdhënie me qytetarët, Renaldo u është drejtuar këtyre të fundit. Intervistat me humor nuk mungojnë, kur banorët e kryeqytetit pyeten për uniformat blu, të etiketuar si “barkderra”.

“Stop” dhe “Fundjava” bëjnë me shtëpi të re dy familje në nevojë.

Në këtë pjesë të emisionit, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë mundësuar inaugurimin e dy shtëpive për dy familje në nevojë. E para është familja e Altin Ukës, në Cerkez, Kamëz. Ajo përbëhet nga 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy djemtë 8 dhe 12 vjec.Altini ka pësuar një aksident në punë në gusht 2018 dhe është i paaftë të punojë sërish.Ata jetojnë në një dhomë 10 metra katrorë, që nuk përmbush asnjë kusht. Gjithsej për t’ia dalë kanë ndihmën ekonomike prej 47 mijë lekësh të vjetra.Më pas shkojmë në Elbasan, për një shtëpi tjetër për familjen e Pranvera Illiut.Bashkëshorti i ka vdekur me cerozë në mëlci, duke lënë pas 3 vajza të vogla, 3, 4 dhe 6 vjec.familja Illiu jetonte nëpër të afër, por tashmë kanë shtëpinë e tyre në Elbasan dhe një pension të lidhur nga “fundjava”.

Të Fundit