STOP – EMISIONI 53

“Perceptimet” e Ramës, Bushatit dhe Joleza Kokës mbi gjeneratën!

Kryeministri Rama ishte në qytetin e Shkodrës dhe bashkë me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, shpjeguan konceptin e tyre mbi gjeneratën. Një gjë të ngjashme bëri disa javë më parë edhe kryetarja e FRESH-it, Joleza Koka. Më pas disa video të qytetarëve për rrugën “7 Marsi”, për Hidrovorin e Bisht-Pallës dhe kontrollin e pasaportave në doganën e Durrësit.

 

Shëndetësi falas apo mungesë shërbimesh bazë?!

Në këtë pjesë trajtohet mungesa e shërbimeve bazë në spitale, ndërsa kryeministri Rama dhe anëtarë të qeverisë trumbetojnë cdo ditë shëndetësinë falas. Në Spitalin e Traumës provuam të kemi bombul oksigjeni, por u detyruam ta marrim me qira tek një klinikë private brenda oborrit të spitalit.

 

Vijon “operacioni” i rrugëve të Tiranës!

Rruga pranë TEG por edhe shumë të tjera vazhdojnë të vuajnë nga “operacioni” i panevojshëm dhe i pambyllur.Në Kamëz po venë tuba uji të ndryshkur. Ndërsa pranë Ambasadës Amerikane një tabelë reklame ka zënë një pjesë të bëshme të trotuarit.

Të Fundit