STOP-EMISIONI 53( SEZONI 6) 18 Nëntor 2020-Elbasan/nuk e le vëllain të shohë nënën, e moshuara ndërron jetë me peng. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 53( SEZONI 6) 18 Nëntor 2020-Elbasan/nuk e le vëllain të shohë nënën, e moshuara ndërron jetë me peng.

“Stop” shkoi pranë familjes Kyçyku në Bujqës të Elbasanit. Kryefamiljari, Mitat Kyçyku ankohet, se vëllai i tij, Isa Kycyku,i cili banon vetëm 30 metra larg, nuk e lejon të takojë nënën. E moshuara 90 vjecare, jeton te z. Isa prej shumë vitesh.Shkak për këtë situatë, janë bërë ca konflikte të hershme, të cilat kanë përcarë dy familjet. Mitati iu drejtua kryetarit të fshatit për ndërmjetësim, por ai nuk arriti ta zgjidhë dot. Në të tilla kushte, i kërkoi ndihmë të plotfuqishmit të zonës, i cili as që e mori ndonjëherë mundimin, që të arrihej takimi nënë-djalë.Gazetari i “Stop” shkoi te familja e Isait dhe i mori këtij të fundit premtin, se do ta lejonte vëllain të takonte nënën e tyre. Por kjo do të ndodhte me kushtin, që ta merrte nënën me një person të besuar, pasi ai vetë nuk duhet t’i shkelte në shtëpi. Por brenda dy ditësh nga kjo negociatë, e moshuara ndërroi jetë pa e parë djalin me sy.Mitati shprehet, se i ka ngelur peng, që nuk e pa të gjallë nënën e tij. Avokatja Ardita Metaliaj, shprehet, se raste të tilla, janë shumë. Konfliktet, sipas saj, kanë ardhur pas tranzicionit, për shkak të kalimit nga familja patriarkale, në familjet moderne.

Kryeministri Rama tha gjatë një konference për shtyp, se ai pi ujë nga cezma e djali i tij i vogël, Zaho lahet dy herë në ditë me ujë rubineti, pasi uji është i sigurtë. Por “Stop” sjell në vëmendje disa video të dërguara nga qytetarët, që tregojnë, sesi vjen uji në rubinetat e shtëpive tona. Ai, që quhet ujë i pijshëm, është në fakt një lëng me ngjyrë, që i përngjan një përzierje me dhe.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një zonjë, e cila kërkon të mbetet anonime.Ajo tregon, se merret me biznes 30 vitesh në Tiranë dhe është taksapaguese e rregullt e detyrimeve. Problemi i zonjës është, se në afërsi të dyqanit të saj në zonën e Xhamllikut, koshat e mbeturinave dhe trotuarët nuk pastrohen pothuajse fare. Nga ana tjetër, në zonën e Myslym Shyrit, ku zonja ka një tjetër dyqan, situata është krejt ndryshe.

“Stop” mësoi, se në zonën e Xhamllikut deri në Krrabë, tenderin e pastrimit e ka fituar firma “Korsel sh.p.k”.Grupet tona të xhirimit monitoruan,zonat, për të cilat fliste zonja dhe pretendimet e saj dhe vërtetoi, se situata ishte ajo, që përshkruante denoncuesja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *