STOP-EMISIONI 52(Sezoni 8) 15 Nentor 2022-Makina fluturon te moshuaren, autori i lire, djalit s’i merret deshmi. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 52(Sezoni 8) 15 Nentor 2022-Makina fluturon te moshuaren, autori i lire, djalit s’i merret deshmi.

Më 6 gusht 2022, 71 vjecarja, Milkë Kroza, është aksidentuar për vdekje në aksin Pogradec-Korcë nga një automjet, që po ecte me shpejtësi të madhe. Tabelat tregojnë, se shpejtësia e lejuar në këtë aks është deri në 80 km/orë, teksa mendohet, se mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 160 km/orë.Në vendin e ngjarjes ishte edhe i biri, që po e priste brenda mjetit të tij në krahun tjetër të rrugës.Pas 45 ditëve paraburgim shtetasi Franc Ustalli doli me masën detyrim paraqitje.Prokurorja ishte plotësisht dakord për këtë, ndërsa në vendimin e ndryshimit të masës, ajo deklaroi, se hetimi nuk ka përfunduar, pasi nuk është kryer akoma ekspertimi mjeko-ligjor. Deri tani, 3 muaj pas ngjarjes, është kryer vetëm akti i ekspertimit autoteknik, por do të kërkohet një riekspertim.Kur pyetet, se pse nuk është marrë dëshmia e të birit të viktimës, që ishte dhe dëshmitar okular, prokurorja Odeta Todorushi thotë, se aq që e di, që ai ekziston.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një studio televizive deklaroi sërish, se ai i bie më të fortit. Si për ta përforcuar “trimërinë” e tij, Meta sfidoi gazetarët, duke thënë, se ishte i gatshëm ta provontë deklaratën e tij, nëse i sillnin një rival të fortë në studio.

Astrit Bregu ndodhet në Itali dhe me anë të një video telefonate, na tregon refuzimin nga Ministria e Jashtme për t’u pajisur me vulë apostile për certifikatë familjare. Sipas tij problem është vendlindja e vajzës, që është në Greqi.Çertifikata e vajzës e ka vendlindjen Greqi, sepse kështu është shkruajtur në vitin 2003.Vajza ka lindur në Larisa të Greqisë. I drejtohemi gjendjes civile të lagjes numër 10 në Durrës, ku mësojmë, se ka dy akte lindjeje, një nga Greqia dhe një tjeter të prodhuar në Bogovë të Skraparit në vitin 2003. E vetmja zgjidhje mbetet gjykata, ku duhet të anulohet akti i Shqipërisë dhe të bëhet procedura referuar aktit të Greqisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *