STOP – EMISIONI 52 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 52 (SEZONI 3)

Si ta kapim “peshkun e madh”/ ujë s’ka cmimi rritet.
Pak ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu, tha se për një herë të vetme duhet të hamë peshkun e madh. Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarët, për të shpjeguar këtë shprehje dhe për të kërkuar mendime, sesi mund të “bjerë në rrjetë” një peshk i madh.Ditën e djeshme u vendos rritja e cmimit të ujit me 44% për konsumatorët, edhe pse shërbimi i furnizimit me ujë mungon, ose është tejet i mangët.Pas transmetimit në “Stop” të problematikës me plehrat në Porto Romano të Durrësit, kemi siguruar një video, ku mbetjet digjen e shtëllungat e tymit përhapen në atmosferë.

Shtëpia në Voskopojë dhunohet në mes të natës nga ish-pronari.

Majlinda Treska denoncon në emisionin “STOP” shkatërrimin dhe dhunimin që i është bërë shtëpisë së saj në Voskopojë.

E ka blerë shtëpinë në vitin 2000, me certifikatë pronësie e kontratë të rregullt shit-blerjeje. Banesa në fjalë ka ndryshuar disa herë pronësi nga Baki Ninga, Nuri Fidani, Ali Manoku e tashmë e ka Majlinda Treska.

Por në muajin Shtator të këtij viti, shtëpia dhunohet nga pronari i parë Baki Ninga. Ai ka hyrë natën në banesë dhe ka nxjerrë jashtë objektet e familjes Treska.

Përmes regjistrimit me kamera të fshehtë personazhet, që kanë shitur e blerë këtë pronë, e kanë pranuar këtë gjë dhe po ashtu e pranon edhe Topografi i Voskopojës.

“Unë jam Majlinda Treska, bashkëshorti im është Ylli Treska. Në Qershor të vitit 2000 vendosëm që të blejmë një shtëpi në Voskopojë. Ne jetojmë në Tiranë. Shtëpinë jo vetëm që e blemë, por e rikonstruktuam, e rregulluam. Ne ia blemë Ali Manokut, ai e kishte blerë nga Nuri Fidani. Nuri Fidani e kishte blerë në vitin 1991 nga një person që ka jetuar në këtë shtëpi, por s’e ka blerë, ia ka dhuruar shteti. Ai quhet Baki Ninga. Ne ishim të katërtit që jetonim në këtë shtëpi. Të gjitha gjërat i bëmë konform rregullave shtetërore. Një ditë të bukur, më 17 Shtator 2017, na lajmërojnë komshinjtë që na është dhunuar shtëpia.”

Emisioni “STOP” mundi të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së hotelit që është përballë shtëpisë, ku shfaqet familja Ninga që po shkatërron shtëpinë e familjes Treska.

“Kur kemi ardhur këtu jemi çuditur, sepse ata kishin marrë një kamion e kishin hedhur të gjithë rrobat tona përjashtë në shi dhe kishin futur rrobat e tyre. Ata nuk kanë qenë vetëm, kanë qënë 8-9 veta që kanë sharruar, shqyer dyert dhe kanë ndërruar të gjitha bravat.”

Majlinda tregon se policia e kishte larguar familjen Ninga, pasi dokumentet i posedon familja Treska.

Baki Ninga pretendon se nuk ia ka shitur shtëpinë Nuri Fidanit, por ia ka lënë me mirëbesim. Ai i është drejtuar gjykatës, por dokumentet tregojnë krejt të kundërtën.

Majlinda Treska kërkon një takim me dy ish – pronarët e tjerë të shtëpisë për të kuptuar se përse Ninga pretendon se shtëpia është e tij.   

Majlinda Treska – Ti shtëpinë nga e ke blerë?

Nuri Fidani – Nga Bakiu.

Majlinda Treska – Nga Baki … ?

Nuri Fidani – Ninga.

Majlinda Treska –  Në çfarë viti?

Nuri Fidani Në … që në 91-shin. Komuna ishte këshilli pluralist edhe ai e ka bërë kartën edhe kryeplaku ishte.

Majlinda Treska – Në 1998-ën ia ke shitur Ali Manokut.

Nuri Fidani – Ali Manokut.

Ali Manoku – Në 1998-ën e kam blerë unë, në Maj. Në vitin 2000 ika për herë të dytë në Amerikë për bujqësinë dhe e kam shitur juve, më duket se në Qershor. Ne kemi kryer veprime tek noteri Vladimir Molla, që sot ai nuk punon më noter, po punon e bija. Pra, ne kemi kryer veprime të rregullta te noteri, shitësi Ali Manoku, blerësi Ylli Treska.

Ish – Topografi i fshatit Voskopojë, Pandi Pleqi pranon se dokumentet e shit – blerjes janë të rregullta dhe thotë që Baki Ninga ka bërë “maskarallëqe” me shtëpinë.

Pandi Pleqi – Kjo është një diçka, që këta e blenë me dokumenta të rregullta, me noter, me të gjitha. Nuk është puna që kjo tokë, ky vend u shit një herë dhe tani do i futemi, jo andej, jo këndej, jo dallavere. Është e treta herë, domethënë e katërta me gjithë këtë, që e mori ky në fillim, kur erdhi nga Gjergjevica, ia dhanë.

Majlinda Treska – Nuk e bleu ai, atë ia dha shteti.

Pandi Pleqi Jo, jo! Ia dhanë vend për shtëpi. Ai e shiti pastaj, ia dha Nuriu Fidanit, sepse bënin maskarallëqe shumë të mëdha më përpara, ia dha Nuriut. Nuriu pastaj ia shiti dhëndrit të tij dhe ai pastaj ja u shiti këtyre.

Majlinda Treska e revoltuar nga sjellja e Baki Ningës shprehet: “Nuk u ngopën me pronat e paligjshme që kanë marrë dhe tani duan të marrin dhe shtëpinë time, por këtë nuk e marrin dot se unë e kam me dokumente të ligjshme. Ata le të shkojnë në ndonjë vend tjetër, tek mua kurrë!”.

Gjoba arbirtare për xhamat e errët , “Stop” zgjidh problemin.
Anderson Boja, një i ri nga Tirana, tregon, sesi u gjobit në mënyrë të padrejtë nga policia rrugore e Korcës për xhamat e zinj.Ai tregon dokumentacionin, që xhamat e errët janë prodhuar të tillë në fabrikë, që do të thotë, se mund ta përdorë makinën kështu.Pasi doli në komisionin e Korcës, Andersoni u gjobit me 20 mijë lekë të reja gjobë.Pas shumë sorollatjeve dhe këmbënguljes së “Stop”, qytetari Anderson Boja i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë dhe clirohet nga gjoba abuzive.Eksperti Gëzim Hoxha shpjegon,se VKM-ja e fundit ka krijuar shumë konfuzion, por qytetari në fjalë dhe raste të ngjashme, janë në rregull me ligjin, ndaj duhet të bëjnë kallzim penal për gjobëvënësit abuzivë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *