STOP – EMISIONI 47 (SEZONI 2)

Ditëlindja e partisë, përmbytje dhe zgjidhje në “Stop”

Sot është dita kur nostalgjikët e komunizmit përkujtojnë 75 vjetorin e themelimit të PKSH-së. Në SHBA zhvillohen zgjedhjet për president. Ndërsa Shqipëria u gdhi nën pushtetin e ujit. Më pas, një zgjidhje për Alfonsin 7-vjecar, nga Rethina e Shkodrës,i cili nuk ekziston ligjërisht.Rudina Brari,avokate pranë shërbimit ligjor falas merr përsipër regjistrimin e Alfonsit në gjendjen civile.

Kamera e fshehtë, si blihet uniforma e policit të burgut

Uniforma për polic gjyqësor mund të blihet në dyqan privat. Po kështu uniformës i bashkangjiten grada e spaleta, sipas nevojës së të interesuarit. Kamera e fshehtë e “Stop” provon të blejë një uniformë të tillë dhe me 6 mijë lekë të reja, sigurojmë një të tillë me përmasat fizike të kërkuara. Zonja që tregton këto veshje rrëfen, se të gjithë punonjësit e burgjeve i blejnë në këtë dyqan uniformat. Ajo thërret edhe rrobaqepëse për të përshatur veshjet.

Ja biseda e qytetares me shitësen:

Qytetarja – Si je? Si ke kaluar? Mirë? Unë dua veshjen e gardianes, se përfundimisht u caktova te (burgu) 325.
Shitësja – Këmishë, pantallona?
Qytetarja – Çfarë marrin ato, sepse unë nuk është se kam punuar ndonjë ditë. Po tani, çfarë marrin gardianët?
Shitësja – Këmishë, pantallona.
Qytetarja – Po pra dhe kapelen, që marrin ato.
Shitësja – Marrin dhe bluza, pantallona me xhepa. Juve nuk jeni me kambale, jeni me këmishë.
Qytetarja – Po!
Shitësja – Po që janë të mëdhaja?
Qytetarja – Po tani, këto që janë të mëdhaja si ia bëjnë? Gardianet e tjera…
Shitësja – I marrin, i rregullojnë vetë.
Shitësja – Vetëm të pyes këtë gocën, nëse ka në magazinë ndonjë gjë.
Qytetarja – Vetëm ju mbani kështu (veshje policie), ë?
Shitësja – Po, kjo, që është e…
Qytetarja – Mund të gjej kështu (veshje) për gardiane vend tjetër? Apo vetëm ju?
Shitësja – Jo, nuk gjen.
Shitësja – Për këmishë femrash dhe pantallona femrash do shikosh aty, çfarë mund të gjesh ndonjë gjë, me masën gati sa mua, po vetëm mendoje gocën njëçik më të bëshme.
Shitësja – Kam një gocë këtu, që do… A ka në magazinë, të shohësh? Mos i gjejmë ndonjë gjë? Se këtu janë burrash. Hë? Mirë, shifi dhe më thuaj! Po, për veshje verore. Hajde!
Qytetarja – Vetëm dy veshje janë? Verorja dhe dimërorja, për ne?
Shitësja – Janë dy veshje, në sensing me kambale dhe veshje klasike. Kurse verë e dimër pastaj, emërtohen veshje vetëm për sezonin. Çdo gardian dhe gardiane burgu, paguan për të blerë veshjen e tyre, madje në rastet kur kjo e fundit nuk është në përmasat e duhura duhet të harxhosh edhe disa para të tjera për t’i bërë këto riparime.
Shitësja – Se kapele mund të të japim këtë ose të të japim “ Pustina”. Pustinës i bie, që t’i heqim atë, “Shqiponjën” dhe t’i vëmë një gjë tjetër.
Shitësja – Provoje njëherë këtë! Kjo s’besoj…
Shitësja – Gjithmonë ka qenë problem për femrat. Për Policinë e Burgjeve ka qenë gjithmonë problem.
Qytetarja – Po këto gardianet me kambale, çfarë përdorin?
Shitësja – Kambale, pantallona me xhepa dhe bluza me kopsa. Edhe kapelja është ai format aty.
Shitësja – Pastaj e fundit fare, do zgjedhësh çështjen, të gjesh copë e t’i bësh vetë! Se riparim nga e para, do të shkojë dyfish.
Qytetarja – Këto si i bëjnë, gardianet e tjera?
Shitësja – Po, në rrobaqepsi. Ato, që janë trupa të mëdhenj, i kanë marrë meshkujsh edhe e kanë mbyll atë muhabet. Ato që kanë nevojë pastaj, bëj riparime, rregullime.
Qytetarja – Këtu vijnë i marrin, besoj?!
Shitësja – Këtu i marrin, ka që kanë gjetur pantallona, kanë gjetur stofin blu dhe i kanë bërë.
Qytetarja – Atje s’ka ë?
Shitësja – Ku? Tek magazina juaj?
Qytetarja – Po!
Shitësja – U bë shumë vite, që nuk ka.
Qytetarja – Po pra, shumë!
Shitësja – Policia e Burgjeve vetëm këtu është veshur. Kemi veshur në burgun e Fierit, para dy muajsh në mos gaboj.
Shitësja –Të heqim edhe këtë gradën, se kjo është bërë për Policinë e Shtetit dhe do t’i vendosim këtë. Nëse pastaj ka probleme atje dhe nuk ta kërkojnë kështu, më bëj një telefon sesi e do. Në lidhje me stemat pastaj? Logot të duhen?
Qytetarja – Filloj për herë të parë dhe unë nuk e di.
Shitësja – Nën/inspektore?
Qytetarja – Po!
Qytetarja – Sa bëjnë?
Shitësja – Atëherë, ke pantallonat, këmisha, kapelja, i ke dhe këto, që po t’i llogaris tani.
Qytetarja – Këto çfarë janë? A, stampa!
Shitësja – Këto janë stampa, 61 (mijë lekë të vjetra) i ke të gjitha.

QSUT-prova e gjallë e “Rilindjes” së shëndetësisë

Ajo që ndodh me trajtimin e pacientëve në QSUT, vetëm njerëzore nuk mund të përkufizohet.Të sëmurët me diabet duhet të sigurojnë vetë edhe aparatin, edhe fishat për matjen e glukozës në gjak. Një i sëmurë me hepatit tregon, se paguan vetë një shumë të konsiderueshëm ditore për albuminën. Një tjetër me leucemi merr nga mjekët letër, ku i shkruhet, se cilat ilace mungojnë e duhet t’i blejë vetë.Ndërsa në reanimacionin e kardiologjisë, pacientët janë “akomoduar” nëpër korridore. “Stop” sjell kështu të gjitha provat, se shëndetësia “ka rilindur”.

Mungesa e Ilaçeve tek spitali 6 katësh dhe mbipopullimi i pavionit tek reanimacioni i zemrës.

Pavioni “Endokrinologji, Diabetologji, Sëmundje metabolike”.
Qytetarja – Ju jeni infermiere?
Infermierja – Po.
Qytetarja – Më ndihmon dot me një kështu, matës për diabetin?
Infermierja – Si matës? C’a kuptimi?
Qytetarja – Aparat i sheqerit!
Infermierja – Aparat apo fisha? Aparat kam, po fisha s’kam.
Qytetarja – S’ke fisha?
Infermierja – Jo. Unë të kuptoj, po s’kam fisha për Zotin. Pacientët tanë i kanë vetë të gjitha fisha dhe aparate.
Pacientja – Hë, se të ndihmoj unë!
Qytetarja – I kanë personale?
Pacientja- Oj goce, hajt se të ndihmoj unë.
Qytetarja – Faleminderit.
Qytetarja – Ti je e shtruar këtu?
Pacientja – Po.
Qytetarja – Po mirë, këta nuk kanë? Nuk kanë këta?
Pacientja – S’të japin.
Qytetarja- S’të japin. Sa lekë është ta blesh në farmaci këtë? Është shumë shtrenjt?
Pacientja – 30 mijë (lekë të vjetra).
Qytetarja – Po ato fishat janë kështu një përdorimshe?
Pacientja – Po një përdorimshe. Fishat janë më 50 (lekë të vjetra). T’i marrësh me kutia kështu (tregon kutinë e fishave).

Pavioni i Gastroenterohepatologjisë

Qytetarja – Po ju me cfarë jeni të shtruar?
Pacientja – Ky është me mëlci.
Qytetarja – A, me mëlci. Ilacet këto, i blini vetë?  A si?
Pacientja – Shumicat vetë.
Pacienti – Ato, që bëjnë shtrenjtë…
Pacientja – Vetë i blejmë.
Pacienti – Ato, që bëjnë shtrenjtë… Vetëm ato, që bëjnë nga 200 mijë lekë (të vjetra), nga 100, një mijë lekë (të vjetra) i ka spitali. Ne marrim albumina ….
Qytetarja – Rreth sa mund të shkojnë them?  Si…?
Pacientja – Këtij i shkon 140 mijë lekë në ditë, albumina.
Qytetarja – Them sa venë afërsisht të gjitha këto?
Pacienti – Të gjitha këto, mua më ka thënë nga dy shishe në ditë albumina. Pacientja – Albumina është më e shtrenjtë. Se gjërat e tjera pak a shumë….
Qytetarja – Kush është?
Pacientja – Albumina. Janë disa shishe…
Qytetarja – Edhe sa është një shishe?
Pacienti – Ajo shishe e vogël është..
Pacientja – 70 mijë lekë (te vjetra), 50 mijë lekë (të vjetra), 60 …
Pacienti – 50 euro.
Qytetarja – Do t’i blesh se s’bën?
Pacientja – Është e detyrueshme, këta që janë me mëlci po.
Pacienti – Nuk e prodhon mëlcia atë, albuminën dhe je i detyrum.
Qytetarja – Sa ditë ke ti këtu?
Pacienti – Kam dy muaj.
Qytetarja- Dy muaj.
Pacientja – Po.
Qytetarja – Edhe cdo ditë, ke marrë kështu (albuminë)?
Pacientja – Po.
Qytetarja – Nga 50 mijë lekë (të vjetra), një ashtu (flakon albuminë) në ditë?
Pacienti- Jo, unë marr dy (flakon albuminë).
Pacientja- Ky ka marrë dy, se ky është edhe me hemoragji.
Pacienti – 140 mijë lekë (te vjetra) në ditë.
Qytetarja – 140 mijë lekë në ditë.
Pacienti- Vetëm ato, plus ilacet e tjera. Po qe me hepatit B…
Pacientja – Albuminën ta kërkojnë patjetër.
Pacienti- Do t’i bëj këto, se ashtu jam edhe unë.

Pavioni i Hematologjisë
Qytetarja – Të të pyesim, me anemi janë zotërinjtë?
Pacientja – Jo jo,s’janë anemikë.
Qytetarja- Me cfarë janë?
Pacientja- Me leucemi.
Qytetarja – Të gjitha ilacet i kanë këta? Apo…
Pacientja – Si ta ketë sëmundjen pacienti.
Qytetarja – Sa kohë keni ju këtu?
Pacientja – Ka, ne kemi 3 vjet. Po…
Qytetarja – 3 vjet.
Pacientja – I treti muaj, që vijmë. Muaj për muaj nga 5 ditë. Ky bën Ediksonin tani. Ediksonin përvec gjilpërave të tjera. Ediksoni. Mbas ediksonit është një shishe e madhe kaq. Tretet…
Qytetarja –Po kushtojnë këto? Është falas?
Pacientja – Dëgjo! Ajo këtu është falas, po s’e pati spitali…
Qytetarja – Pse ndodh, që s’e ka spitali?
Pacientja – Po ndodh…ti do vesh ta blesh.
Qytetarja – D.m.th ne, kur nuk ka spitali, duhet t’i blejmë?
Pacientja – Po. Të bie letra. Thotë, këtë ilac s’e ka spitali.
Qytetarja – Kush ta bie? Doktoresha?
Pacientja – Ta japin doktoreshat. Doktoresha lë shënim aty dhe ta japin infermierët thotë, këtë ilac s’e ka spitali po deshe blije, po deshe mos e bli. Dhe unë rradhën e parë tim shoqi, i bonte 3200 (mijë lekë të vjetra) ilaci, që bon. Unë nuk ia bleva.

Të Fundit