Stop -EMISIONI 43 (SEZONI 5) 30 tetor 2019-Bathore/ 27 nxenes perfundojne ne spital pas florizimit te dhembeve.

Në datën 15 tetor, 27 nxënës të shkollës 9 vjecare “Halit Coka” në Bathore, kanë përfunduar në qendrën shëndetësore Kamëz me simptoma helmimi. Para se të përfundonin në spital, ata i janë nënshtruar procedurës së florizimit të dhëmbëve nga dentisti i shkollës.Ky i fundit pretendon, se gjithcka është bërë brenda protokollit dhe produkti i përdorur ishte brenda afatit të skadencës.Në ASHR, mjeku specialist Gimjan Dokle thotë, se janë ngritur grupe pune, për të hetuar rastin.Pas një jave, konkluzioni është, se disa nxënës kanë ngrënë pas aplikimit të produktit dhe nuk kanë respektuar 2-orëshin e mosngrënies dhe mospirjes. Pjesa tjetër, sipas hetimit, është përfshirë nga paniku.

Gjatë takimit të mbrëmshëm në Bruksel të Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, presidenti serb Vucic tha, se Mogherini ka qejf të puthë Hashim Thacin. Ky i fundit nuk reagoi, derisa Vucic u shpreh, se Thaci e kupton mirë, se di serbisht.Kryeministri Rama i ka dhënë sot makinës pa përdorur durat dhe timonin. Ai përsëriti shprehjen e tij të njohur “nuk keni parë gjë akoma”, duke iu referuar këtë herë zhvillimit të teknologjisë.

Ditët e fundit janë shtuar rastet e helmimeve të nxënësve në shkolla. Gazetarja e “Stop” ka bërë një vëzhgim në disa shkolla të kryeqytetit, për mënyrën sesi ushqehen nxënësit dhe ku i marrin produktet, që konsumojnë.Në shkollën “Misto Mame” dhe “Ardian Klosi”, shitësit ambulantë u shesin nxënësve fast food në kangjella, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.Drejtoresha e Inspektimit në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar, Jonida Matohiti,shprehet, se është kërkuar bashkëpunim me të gjitha instancat vendore, për të kontrolluar e luftuar këtë fenomen. Madje prindërve u është kërkuar, që t’u japin fëmijëve bukë me vete.

Të Fundit