STOP – EMISIONI 4 (SEZONI 4) 6 shtator 2018 Katastrofa e Albpetrol me ndotjen, nuk shpronëson tokën e bukës – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 4 (SEZONI 4) 6 shtator 2018 Katastrofa e Albpetrol me ndotjen, nuk shpronëson tokën e bukës

Vezir Nure, është një banor i fshatit Drenovë Mallakastër.Ai tregon, se kompania Albpetrol i ka ndotur tokën me shpërthimet e naftës dhe nuk e shpronëson.Gjithcka ka marrë janë vetëm 3 milionë lekë të vjetra, në një kohë që ekspertiza private e ka cmuar dëmin në vlerën e 16 milionë lekëve.I pyetur nga emisioni Stop, ambientalisti Sazan Guri, thotë, se dëmi është i pariparueshëm, pasi në këtë tokë ka naftë me pak dhe, dhe jo tokë me pak naftë.Në përgjigjen zyrtare, Albpetrol e vlerëson ndotjen e tokës bujqësore të hershme, ndërsa shprehet se po vlerësohet gjurma e tubacionit, për zëvendësimin e linjës.

Në kërkim të Hasan Prishtinës në Tiranën kaotike.

Monumenti i Hasan Prishtinës është mbuluar nga pemët e bimësia në sheshin Skënderbej, i kthyer në zonë për këmbësorë.Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarë në kërkim të këtij monumenti.Së fundi në Tiranë janë shtuar korsitë e bicikletave. Por kjo nismë e bashkisë ka shtuar kaosin në qarkullim, për shkak të ngushtimit të rrugëve.Gazetarja e Stop ka bërë një vëzhgim në disa nga rrugët e kryeqytetit dhe sjell problematikën e krijuar.

Bashkia e Sarandës si cifligu i kryetares Koka.

Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, e ka kthyer institucionin, që drejton, në cifligun e saj.Gurët shkëmborë janë zëvendësuar me mermer të cilësisë së dobët në të gjitha shkallët e qytetit turistik.Por ky nuk është arbitrariteti i vetëm.Punonjësit e bashkisë kanë hyrë e kanë dhunuar pronën private të Fuat Xhaferrit, kur i moshuari dha bashkëshortja e tij nuk kanë qenë në shtëpi.Incidenti ka ndodhur për vit të ri, por ende familja Xhaferri as është kompensuar dhe as ka marrë zgjidhje tjetër.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *