STOP – EMISIONI 38 (SEZONI 3)

Akrobacia e një qeni dhe cirku i ambasadorit Donald Lu.
Në nisje të emisionit të sotëm shfaqet një qen, që pi në mënyrë akrobatike, si një njeri, që kthen me fund një gotë. Ambasadori amerikan Donald Lu foli sot për herë të parë publikisht për cështjen “Tahiri”. Qëndrimi i diplomatit Lu ishte “as mish e as peshk”. Lu tha, se publiku duhet të dijë të vërtetën mbi fajësinë apo pafajësinë e ish-ministrit të brendshëm.

Borxhi 300 mijë euro që rrënoi familjen Kafexhiu dhe skandali i gjyqtarit Besnik Shehu.

Kristaq Kafexhiu, pronar i shumë tokave dhe objekteve në Korçë, tregon në emisionin “STOP” sagën e tij me drejtësinë për një borxh të pakthyer prej 300 milionë lekësh. Kafexhiu zotëronte gjysmën e ish-kampit të punëtorëve, të cilën ia shiti Roland Demkos për 400 milionë lekë. Por ky i fundit, pak ditë më pas, i kërkon një borxh prej 300 milionë lekësh ish – pronarit të objektit, gjë që e përpilojnë ligjërisht dy palët. Por këtu nis dhe saga për familjen Kafexhiu.

Jo vetëm që nuk i kthehet kurrë borxhi, por burrë e grua të moshuar enden gjyqeve dhe humbasin edhe shtëpinë ku banonin. Skandali është ulur këmbëkryq në gjykatë, deri në pikën që gjyqtari Besnik Shehu, pas disa vendimeve absurde, arrin të rrëzojë edhe vendimin që kishte dhënë vetë…?!

“Në vitin 2007, me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave pranë qarkut të Korçës , më është kthyer 5200 metra truall tek ish – kampi i punëtorëve, me të drejtë parablerje. Në 2008 për interesat tona, se kemi qenë dy bashkëpronarë, unë dhe Pandeli Face, ramë dakord ta shesim. Ia kemi shitur Roland Demkos 800 milionë, të drejtën e parablerjes dhe 5200 metra truall. Shitjen e kemi bërë më datë 06.06.2008, për të cilën morëm nga 400 milionë lekë, para noterit Aurel Qafzezi.

Më datë 11.06.2008 më ka ardhur Roland Demko në shtëpi: ‘Meqënëse nuk kam para ta privatizoj godinën, do të më ndihmosh me 300 milionë lekë?’ M’i kërkoi borxh, të cilin e kemi deklaruar edhe para noterit me kontratë huaje, 300 milionë pa kamatë vonesë deri në 2010. Demko do të m’i kthente lekët më 11.06.2010.

Pasi erdhi afati për të më kthyer lekët, Demko nuk u përgjigj. Atëherë isha i detyruar të nxirrja urdhër – ekzekutimi, ta paraqisja para Zyrës së Përmbarimit, për të cilën pagova dhe 6 milion lekë, 2 për qindëshin e 300 milionëve. Përmbaruesi ishte një Ergys dhe meqënëse shuma ishte e madhe, ai nuk ndoqi procedurën vullnetari policor, por hyri direkt konservator.

Në Shtator të 2010 ky zotëria më hedh në gjyq për pavlefshmërinë e traullit të ekzekutimit që kisha nxjerrë unë.”

Denoncuesi tregon se gjykatësi i çështjes, Besnik Shehu, më datë 26.01.2010, i hodhi poshtë urdhrin e ekzekutimit, që ishte me vendim gjykate dhe mori masë sigurie “bllokim pronash” ndaj tij.

“Nuk po merrem me emra gjyqtarësh se është një çudibërje, diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë! Edhe një student i vitit të parë të Juridikut nuk mund ta shndërronte këtë deklaratë, që siguron kontratën e shitjes. Nuk është një deklaratë e përcaktuar në objekt, në vlerën e monedhës apo valutës, që përcakton një kohë dhe nuk ka asnjë kusht. Është e saktë, e mirëvlerësuar, e njohur nga palët dhe e pakontestueshme”, shprehet avokati Baftjar Rusi.

Kristaq Kafexhiu e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atë të gjykatësit Besnik Shehu. Ai rrëfen se prej 8 vitesh sorrollatet në Gjykatën e Shkallës së Parë, atë të Apelit, si dhe në Gjykatën e Lartë, por të paktën ia ka vlejtur. Më datë 24.07.2017, Gjykata e Apelit, me objekt deklarimin e pavlefshmërisë absolute të urdhërit të ekzekutimit nr. 60, datë 26.01.2010, lëshuar nga kjo gjykatë, që ka dalë mbi deklaratën noteriale, me nr. 1968/760, datë 14.06.2008, deklaratë e cila është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, vendosi që të favorizonte Kafexhiun.  

Avokati Rusi shprehet Roland Demko, përvveçse ka bërë që Kristaqi të humbë të drejtën e privatizimit dhe truallin, kërkon që t’i marrë të gjithë pasuritë dhe pronat që ka. Ai shton se gjyqtari Shehu është fajtor që ka pranuar kërkesën e Demkos dhe e ka shndërruar në urdhër – ekzekutimi, duke vazhduar edhe veprimet me Zyrën e Përmbarimit.

“Nga gjithë kjo peripeci e këtyre 8 viteve, lashë edhe shtëpinë, kam ngelur pa shtëpi. E lashë falë shtëpinë, 20 mijë euro, se më kërkonin para gjykatat. I kërkojmë ndihmë “STOP” se jemi dy pleq”, shprehet denoncuesi, i cili prej 6 vitesh jeton tek e bija, duke e futur edhe në konflikt me të shoqin. Ai shton se së bashku me bashkëshorten kanë probleme shëndetësore, të cilat janë përkeqësuar nga stresi i shkaktuar nga gjykatat e Korçës

Avokati tregon se ka bërë një kallëzim penal për gjyqtarin e çështjes, Besnik Shehun, por më pas është pushuar.

Gazetari i emisionit “STOP” së bashku me denoncuesin iu drejtuan Zyrës së Përmbarimit Korçë për t’i kërkuar të kryejnë sekuestron konservative për Roland Denkon, pasi ai mund ta tjetërsojë pasurinë.

“Zoti Kafexhi deri në këto momente ka qenë debitor pranë Zyrës së Përmbarimit Korrcë, me kreditor Roland Demkon, nga një deklaratë noteriale,  ku detyrohej t’i kthente shumën prej 400 milionë lekësh. Janë bërë një sërë veprimesh përmbarimore dhe rezulton që me një vendim gjykate të formës së prerë, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, të jetë shpallur pavlefshmëria e këtij titulli ekzekutiv që ne ishim duke e ekzekutuar. Ne kemi ndërmarrë vendimin e pushimit të urdhërit të titullit ekzekutiv”, tha drejtuesja Shkëmbi.

Më 25.09.2017, familja Kafexhi ka bërë një kërkesë – padi, ku kërkon të rimarrë shumën prej 41 milionë lekësh të vjetra si shumë e paguar për blerjen e pasurisë, si dhe shkaktimin e dëmit së  bashku me fitimin e munguar deri në ekzekutimin e vendimit …

Skandali mjedisor, nis aksioni për pastrimin e Erzenit nga ilacet e skaduara.
Dy ditë më parë “Stop” transmetoi skandalin e ndotjes së lumit Erzen, duke hedhur në të ilace të skaduara.Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha, se po punohet për të vënë para përgjegjësisë fajtorin, në bashkëpunim edhe me strukturat e policisë dhe drejtësisë.Po kështu zëvendësministrja e mjedisit Ornela Cuci tha, se është ngritur grup pune ndërministror për këtë cështje. Sot kjo ministri nisi dhe aksionin në terren për pastrimin e lumit Erzen nga medikamentet, që ndotën lumin dhe tokën në zonën e Ndroqit.

Të Fundit